Zbulohet një gropë misterioze në piramidën e Keopsit

510
Një gropë gjigande është zbuluar në piramidën e Keopsit në Egjipt. Zgavra është rreth 30 metra. Mos ndoshta bëhet fjalë për një dhomë sekrete? Ndoshta por ende nuk dihet se cili ishte funksioni i saj.
Kërkimi që nxori në pah këtë zgavër është fryt i një pune 2-vjeçare. Për eksplorimin e saj studiuesit kanë përdorë mjete tepër të avancuara.
“Kjo gropë është aq e madhe saqë mund të mbajë një avion me 200 vende në zemër të piramidës”, shpjegon Mehdi Tayoubi, bashkëdrejtues i projektit “ScanPyramids” në origjinë të këtij zbulimi.
Piramida e Keopsit është e lartë 146 metra dhe ka një diametër prej 230 metrash. Piramida është ndërtuar gjatë mbretërimit të faraonit prej të cilit mori edhe emrin.
Sipas studimit të publikuar sot në revistën “Nature”, “big void” (”boshllëku i madh”), sikurse kanë vendosur ta quajnë studiuesit, është 30 metra i gjatë dhe ka karakteristika të ngjashme me ato të galerisë së madhe, salla me e madhe e njohur e kësaj piramide. Kjo gropë gjendet 40-50 mtra larg dhomës së mbretëreshës, në zemër të monumentit.
“Ekipi nuk ka asnjë informacion mbi rolin e mundshëm të këtij boshllëku. Kjo mund të jetë një vazhdimësi e dhomave që janë njëra pas tjetrës, një koridor gjigant horizontal, një galeri e madhe e dytë… shumë hipoteza janë të mundshme” thotë Mehdi Tayoubi.
Por ka ende mister sa i përket ndërtimit të piramidës pasi mesa duket ende nuk është zbuluar çdo gjë. Mesa duket historia ka ende për të na treguar.
Sigal