Victoria Beckham mahnitë Londrën me elegancë

487
Ajo është një ikonë e modës moderne, e cila shpesh favorizon ngjyrën e zezë kur është fjala për zgjedhjet e të stilit të veshjes. Sot, Victoria Beckham, mahniti të gjithë më dukjen e saj elegante pasi arriti në Hotelin Grand të Londrës.
Ish ylli i ‘Spice Girls’, dukej një figurë tipike me elegancë, e veshur me një pallto të gjatë të zezë, një bluzë të thjeshtë dhe pantallona saten të zi. Nëna e katër fëmijëve dukej në mënyrë të përkryer me një palë syze dielli dhe taka elegante po ashtu të zeza. Kujtojmë se 41 vjeçarja, ka përjashtuar ribashkim e grupit ‘Spice Girls’ në të ardhmen.



Sigal