Tom Cruise: E vështirë të përfundosh një skenë me kavilje të thyer

594
Kur kinemaja shkon përtej imagjinatës. Aktori amerikan, Tom Cruise ka vijuar një skenë ndërkohë që kishte thyer kaviljen gjatë xhirimeve të filmit “Mission impossible – Fallout”, sepse kishte përgjegjësi.
“Kam pasur fraktura edhe më parë në jetën time, por këtë herë ishte e vështirë”, theksoi ylli amerikan, 55 vjeç, ikonë e filmit “Top Gun” (1986), i cili e përfundoi skenën pavarësisht dëmtimit të tij dhe ishte kthyer në xhirime pas gjashtë javëve.
“Ishte shumë e vështirë sepse ata kishin frikë se nuk do të isha në gjendje të ecja për të paktën nëntë muaj dhe isha në mes të xhirimeve. Kisha një datë për daljen e filmit në kinema dhe përgjegjësi, nuk doja të ndërprisja xhirimet”, theksoi ai gjatë gjatë Konventës CinemaCon në Vegas (Nevada) ku ai po promovon kapitullin e gjashtë të sagës të spiunazhit, dalja e të cilit është parashikuar më 27 korrik në SHBA dhe më 1 gusht në Francë.
Xhirimi i “Mission impossible – Fallout”, filmuar në Londër në momentin e aksidentit, është dashur të ndërpritet kur aktori u përplas me një mur betoni gjatë kërcimit nga një ndërtesë në tjetrën, shkruan ata.
“E kuptova menjëherë që kavilja ime ishte thyer dhe vërtet nuk doja ta bëja përsëri, por u ngrita dhe vazhdova skenën”, theksoi ai pas aksidentit.
Regjisori, Chris McQuarrie, tashmë pas kameras për “Mission impossible: Rogue Nation” (2015) dhe “Jack Reacher” (2012), theksoi se ai do të kishte bërë të pamundurën për të pasur këtë skenë të ruajtur në montazh, e katërta e filmuar.
Sigal