Tiziano Ferro nis turin europian

561
Këngëtari italian Tiziano Ferro ka filluar nga Torino turin e tij europian, koncerte gjatë të cilave Ferro do të performojë një përmbledhje të këngëve të tij më të mira në vite.  Por, gjatë një konference shtypi, Tiziano zbuloi se është duke punuar mbi disa këngë të reja, që do të jenë pjesë e albumit të ri. “Tani dua t’ju jap një lajm që do t’ju habisë të gjithëve”, iu drejtua këngëtari, gazetarëve.

Do të jenë 30 këngë, në një koncert që zgjat gati dy orë, por sigurisht që nuk do të mungojnë edhe suprizat, balerinët, spektakli me dritat lazer etj. “Ky turne në Itali do të jetë më intim, pasi publiku do të jetë më afër meje, ndërsa skenat e mëdha europiane janë paksa shpërqendruese.” “Dikur preferoja të bëja koncerte në të gjithë botën, por tashmë me kalimin e viteve dëshiroj të interpretoj në Itali. Kjo sepse kur interpretoj dua të rri ulur dhe të përqendrohem tek muzika, jo tek spektakli.” -tha Tiziano.

“Ndërsa në përfundim të turit në muajin dhjetor do të përqendrohem tek puna për këngët e reja. Megjithëse nuk kam ndaluar për asnjë moment, dhe deri më tani kam punuar disa këngë të reja, të cilat në 2016 do të vijnë në albumin tim të ri. Do të ketë surpriza dhe për këtë duhet të jeni të sigurt.”
Sigal