Thëllëza e bardhë

1367
Sigal

Nga Dritëro Agolli

Atje në pyll mbi fshatin Dardhë,

Nën pak dëllinja ,

në një skërkë,

Çepkaste një thëllëzë e bardhë,

S’e di përse i thoshim cërkë.

 

E ngrita çiften për ta vrarë,

Mes këngës cërka mend gajasi…

Më mbeti çiftja dru i tharë,

Më ra nga dora e më plasi.

2012

* skërkë- tokë malore e thatë e tërë gurë .