Prezantimi i ministrave të qeverisë “Rama 1”

743
Sigal

 Mosha mesatare e qeverisë “Rama1” është 44 vjeçe

 Ministrja më e re në moshë, Gjosha është 30 vjeçe, ministri më moshë më të madhe, Cani 57 vjeç

 Mosha mesatare e qeverisë që do të drejtohet nga Edi Rama është 44 vjeç, ndërkohë që, ministritë më të rëndësishme do t’i drejtojnë njerëz shumë të rinj. Kështu, ministri i Brendshëm, Tahiri, është 34 vjeç, ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është 36 vjeç. Ministra më e re në moshë, është Gjosha, e cila është 30 vjeçe dhe do të drejtojë ministrinë e Integrimit. Vetë Edi Rama është 49 vjeç. Më i madhi në moshë është ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i cili është 57 vjeç.

 Edi Rama, Kryeministër

Lindi më 4 korrik 1964. Është politikan, publicist dhe piktor. Kryetar i PS-së dhe tani Kryeministër. Më 1998 emërohet ministër i Kulturës. Në vitin 2000 kandidon për herë të parë për Kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke mundur në garë Besnik Mustafaj. Rikandidon në 2003 përballë Ngjelës dhe zgjidhet sërish. Më 2005 pas humbjes të PS-së në zgjedhjet kombëtare, kandidon për Kryetar i PS-së dhe fiton përballë Rexhep Mejdanit. Në 2007 rikandidon për Kryetar i Bashkisë të Tiranës, përballë Olldashit dhe fiton. Humbet bashkinë përballë Lulzim Bashës në 2011. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Aleanca për Shqipërinë Europianë, fiton zgjedhjet dhe Edi Rama fiton mandatin e kryeministrit.

 Niko Peleshi, zv/kryeministër

Ka lindur në 11 nëntor 1970 në qytetin e Korçës. Është një ndër biznesmenët më të suksesshëm dhe hap vendimtar në karrierën e tij politike, ishte largimi nga PD-ja dhe kalimi te e majta, duke drejtuar Dhomën e Tregtisë. Më vonë bëhet prefekti i Korçës, për të kandiduar në zgjedhjet e 2007 për Kryetar i Bashkisë së Korçës, ku edhe fiton. Është edhe anëtar i kryesisë së PS-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës. Ka qenë aktiv në hartimin dhe propagandimin e programit qeverisës të PS-së, program, i cili i dha edhe fitoren PS-së në 23 Qershor 2013.

 Shkëlqim Cani, ministër i Financave

Ka lindur në 6 maj 1956 në Peshkopi dhe është diplomuar për ekonomi. Deri në vitin 1990 ka qenë drejtues i departamentit të jashtëm të BSH-së. Në vitin 1991 bëhet zv/kryeministër, ndërsa në vitin 1997 emërohet guvernator i BSH-së dhe qëndroi derisa u zëvendësua nga Fullani. Është një ndër ekspertët më të mirë bankierë dhe financierë në vend, ndërsa ka bërë pjesën e programit të PS-së, që flet për ringritjen financiare të Shqipërisë. Ndërsa tashmë ka detyrën e implementimit të këtij programi.

 Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm

Është lindur më 30 tetor 1879 në Tiranë dhe ka mbaruar studimet për juridike në Itali. Me ardhjen në Shqipëri është marrë me disa OJF jo fitimprurëse. Ka qenë zëdhënës i shtypit në Bashki me Kryebashkiak Ramën dhe më vonë është zëdhënës i PS-së. Në zgjedhjet e 2009-s zgjidhet deputet i PS-së dhe është nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së. Më vonë zgjidhet Kryetar i PS-së për Tiranën dhe në zgjedhjet e 23 Qershorit zgjidhet sërish deputet në Qarkun e Tiranës. Është hartuesi i programit të PS-së në pjesën e ringritjes dhe ristrukturimit të rendit dhe policisë së shtetit. Tashmë është ministër i Brendshëm.

 Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes

Ka lindur më 11 shtator 1964 në Tiranë dhe ka përfunduar shkollimin për ekonomik, dega financë. Ka bërë masterin në universitetin e Nebraskës në SHB, por dhe doktoratën në Universitetin e Veronës në Itali. Ka punuar në bankat më të mëdha në Itali, në menaxhimin e ndërmarrjeve prestigjioze, në BSH në Bankën Amerikane. Për tre vjet ka qenë zv/kryetare e Bashkisë të Tiranës, por edhe anëtare e Këshillit Bashkiak. Nga viti 2009 është deputete e PS-së, nënkryetare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, hartuese e programit ekonomik të PS-së dhe është edhe pedagoge.

 Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Ka lindur në 24 mars 1977 në Shkodër dhe është diplomuar me “Medaljen e Artë” nga UT në Fakultetin e Drejtësisë. Specializuar në të Drejtën Europiane, pranë Qendrës Europiane të së Drejtës Publike në Athinë, Greqi, në kuadër të programit TEMPUS. Ndërkohë, që ka qenë në Ministrinë e Integrimit. Në vitet 2007-2009 Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e la në 2009, kur u zgjedh deputet në Qarkun e Tiranës. Ka qenë kryetar i Komisionit parlamentar të Integrimit, për 4 vite dhe pikë reference për të gjithë elementët integrues nga ana e Bashkimit Europian.

 Klajda Gjosha, ministre e Integrimit

Ministrja e re e Integrimit ka lindur në Tiranë më 28 korrik 1983 dhe është anëtarja më e re e kabinetit qeverisës, është vetëm 30 vjeçe. Ka mbaruar studimet në Britaninë e Madhe për Politikë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe më pas ka marrë titullin Master në Studime Europiane. Zgjidhet deputete për herë të parë në 23 Qershor 2013, ndërsa nga janari i 2003 ishte zv/ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu, Gjosha është nënkryetare eLSI-së/ Ka kryer kualifikime të ndryshme dhe ka patur një vlerësim maksimal në Parlamentin Europian nga Pack.

  Nasip Naço, ministër i Drejtësisë

Ministri i ri i Drejtësisë ka lindur në 5 prill 1961 në2 Skrapar dhe ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë. Ka qenë në shumë qytete si prokuror, ndërsa në vitin 2008 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, prokuror në Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar, pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm e drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Njëherësh, në vitin 2009 Nasip Naço u zgjodh deputet iLSI-së në Qarkun e Beratit dhe ka kryer edhe detyrën e ministrit tëMETE-s në ndërkohën 2009-2003, si edhe nënkryetar i Kuvendit.

 Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Arben Ahmetaj është lindur në Gjirokastër më 28 qershor 1969 dhe është shkolluar në UT për gjuhën frënge, por edhe master për ekonomi në Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson Universiteti Kentucky, SHBA, Universiteti George Vvashington, diplomuar Departamenti i Ekonomisë, Menaxhimi i Politikave Ekonomike Publike. Ka qenë drejtor i Tatimeve në qeverinë Nano 1, gjatë viteve 2003-2005. Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e zv/ministrit të Energjetikës dhe Industrisë dhe zv/ministër i Integrimit Europian. Prej vitit 2009 Arben Ahmetaj është deputet i Kuvendit dhe një ndër zërat më të fortë në fushën ekonomike në vend.

 Damian Gjiknuri, ministër i Energjetikës dhe Industrisë

Damian Gjiknuri është lindur në Tiranë më 25 maj 1972 dhe është diplomuar në Fakultetin Juridik, UT. Më pas, në studime pasuniversitare jashtë vendit. “Master of Arts” në Politikat Publike me fokus “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS School Monterey Kaliforni, SHBA. Studime mbi Çështjet e Reja të Sigurisë, në Qendrën në Gjenevë, për “Politikën e Sigurisë” Zvicër, etj.. Ka punuar në një sërë institucionesh në Shqipëri, Ka shërbyer në administratat e mëparshme socialiste në poste teknike në Ministrinë e Rendit, dhe atë të Mbrojtjes. Prej 2009-s është zgjedhur deputet në Kuvend dhe ka qënë në Komisionin e Ligjeve. Gjinkuri është edhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PS-së dhe bashkëhartuesi i Kodit Zgjedhor aktual.

 Edmond Haxhonasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

 Ka lindur në 16 nëntor 1966 në Tiranë dhe  është diplomuar në fakultetin e gjuhëve të huaja në Anglisht. Ka qenë që në fillim në diplomaci, ndërkohë që më vonë, ka qenë edhe drejtor i kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm Meta në qeverinë e fundit të Nanos. Prej tetorit 2009 e deri në shtator 2010 ka shërbyer si zv/ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Më vonë është emëruar ministër i Jashtëm, post të cilin e mbajti deri në 2012, ndërsa prej 2011, Haxhinasto ka mbajtur edhe postin e zv/kryeministrit. Nga korriku i 2012 deri në prill 2013 Haxhinasto ka qenë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

 Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Ministrja e re e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, është lindur më 24 nëntor 1968 në Krujë. Është diplomuar në Histori, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, UT. Ka kryer kurs pasuniversitar në Punë Sociale, fakulteti i Shkencave Sociale, UT, Master në Punë Sociale, Grand Valley, State Universitety, Grand Rapids Michigan SHBA, Doktoratë në Punë Sociale, fakulteti i shkencave Sociale, UT. Tema e doktoratës “Migrimi femëror në Shqipëri”. Në 2009 zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile.

 Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Administrimit të Ujërave

Ka lindur në 1 qershor 1960 dhe është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës për veterinari. Ka marrë të gjitha shkallët e kualifikimit brenda dhe jashtë vendit në shkencat veterinare, duke qenë një nga më të vlerësuarit. Edmond Panariti ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë prej vitit 2011, deri në 2012, kur u emërua ministër i Punëve të Jashtme, të cilin e dorëzoi në prill 2013, pas daljes tëLSI-së nga koalicioni qeveritar. Tashmë në postin e ministrit të Bujqësisë, pritet të aplikojë prioritetet e qeverisjes.

  Lir Beqja, ministër i Shëndetësisë

Ministri i ri i Shëndetësisë, ka lindur në 18 shkurt 1968 në Tiranë dhe është diplomuar për informatikë në UT. Ai ka marrë master për ekonomi dhe është trajnuar në disa prej universiteteve më të mira europiane, duke u specializuar edhe për statistikë. Ilir Beqja ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në vitin 2009 Beqja zgjidhet deputet, por mandati i tij u hoq nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, që është ndër kryesorët e hartimit dhe prezantimit të programit qeverisës të PS-së, edhe për sektorin e shëndetësisë.

 Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sporteve

Është lindur në 22 tetor 1965 në Tiranë. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë dhe ka përfunduar dhe Master në Administrimin Publik, Akademia për Udhëheqësi dhe Reformë, Akademia mbi qeverisjen vendore- Universiteti i Pitsburgut, Kualifikuese për teknologjinë e arsimit, menaxhimin e arsimit. “Gruaja në gjakmarrje”, etj.. Ka qenë mësuese dhe drejtoreshë në shkollat e mesme të kryeqytetit, ndërkohë që prej dy kandidaturash, Nikolli ka mbajtur detyrën e Kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1, detyrë të cilën e la në 2013, pasi u zgjedh deputete e Kuvendit.

 Erjon Veliaj, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Ministri i ri i Mirëqenies Sociale është lindur në 17 dhjetor 1979 në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Grand Valley Stade Universitety Michigan SHBA dhe Master në Universitety of Sussex Angli. Ndërkohë ka punuar në të gjitha vendet e Afrikës, Azisë, dhe në Kosovë me grupet e ndihmës për t’u hedhur më vonë në politikë. Themelues i lëvizjes “MJAFT”, që organizatë që e drejtori deri në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të 2009, ai ishte kandidat përmes listës G99. Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së PS-së, si sekretar për rininë dhe emigracionin.

 Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës

 Ministrja e re e Kulturës, është lindur në 7 prill 1967 në Tiranë. Mirela Kumbaro njihet si pedagoge, përkthyese dhe publiciste. Nuk ka patur më parë detyra politike dhe është ndër zërat më kritike të shoqërisë civile në Shqipëri. Përzgjedhja e saj në krye  të ministrisë së Kulturës pritet të sjellë një risi në kulturën shqiptare dhe të jenë avangardë e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore popullore të vendit. Ajo nuk ka qenë politikane dhe as është angazhuar në ndonjë parti politike, duke qenë në këtë mënyrë dhe përfaqësuesja e vetme e shoqërisë civile në qeverisjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

 Lefter Koka, ministër i Mjedisit

Ministri i ri i Mjedisit, është lindur në 4 gusht 1964  në qytetin e Durrësit. Është diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, Strugë. Ka qenë anëtar profesionist i ekipit te Furbollit “Lokomotiva”  në Durrës. Ndjek kurset IDIC në Trieste. Administrator o ndërmarrjeve Sucralba SHPK, Import Eksport i sheqerit, aksioner maxhoritar i kantinës së pijeve “Skënderbeu” në Durrës. Veprimtaria politike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anëtar i Këshillit të Qarkut të Durrësit. Më 2009 e në vazhdim është kryetar i grupit parlamentar tëLSI-së.

 Ilirjan Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ka lindur në 2 tetor 1969 në Çorovodë dhe është diplomuar në shkencat juridike në UT. Ai ka qenë për disa kohë në gjykatën e Durrësit, ndërkohë që për një vit ishte në postin e zv/ministrit të Rendit. Në shkurt 2001 Celibashi u zgjodh anëtar i KQZ-së nga KLSH-ja.     Po në shkurt të 2001, ai u zgjodh edhe Kryetari i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në mbarimin e mandatit, në prill të 2006-s dhe mbahet mend që ishte Kryetari i KQZ-së që bëri rotacionin e pushtetit. Më 2013-n Celibashi zgjidhet deputet i PS-së në Qarkun e Fierit dhe tashmë është ministër shteti.

 Milena Harito, ministër për Inovacionin dhe Administratën publike

Ka lindur në 4 tetor 1966 në Tiranë. Ajo është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e informatikës në fakultetin e Shkencave të Natyrës Tiranë. Milena ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI “Pierre et Marie Curie”, ku u diplomua për master dhe më pas titullin “Doktore e Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike. Dy vitet e para të karrierës profesionale, Harito i ka kryer në Institutin e Informatikës në Tiranë INIMA, institucion në varësi të Akademisë së Shkencave, duke qenë edhe pedagoge e jashtme te Shkencat e Natyrës.

 Bled Çuçi, Ministër për Çështjet Vendore

Ministri i ri i Shtetit për Çështjet e pushtetit vendor ka lindur në 14 nëntor 1970 në Tiranë. Ai është përfaqësues i shoqërisë civile, i cili për shkak të angazhimit për çështjet zgjedhore, pasi është diplomuar për juridikë, është afruar pranë PS-së dhe ka qenë në të gjitha momentet kyçe të denoncimit të manipulimit me materialet zgjedhore në listat e votimit nga ana e maxhorancës së djathtë. Blend Çuçi ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështjet zgjedhore në PS. Në postin e ri të ministrit të shtetit, Çuçi do të mbulojë marrëdhëniet me pushtetin vendor pranë Kryeministrit Rama.