Në karantinë për 14 ditë me hotelin të paguar, shqiptarët e bllokuar në Kapshticë do strehohen në Korçë

319
Sigal

Shqiptarët e mbetur në kufirin e Kapshticës po transferohen për karantinim 14-ditor në një hotel në qytetin e Korçës.

Është bërë me dije se tashmë po plotësohen procedurat dhe qytetarët po i nënshtrohen edhe një kontrolli mjekësor, dokumentacioni me policinë dhe po bëhet transferimi drejt hotelit.

Kjo pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos, 14 dite hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diaspores Shqiptare.

Këshilli Koordinues e mori këtë vendim pasi kryeministri Rama deklaroi se ata do futen në territorin shqiptar vetëm nëse karantinohen 2 javë ne struktura hoteliere me kostot e tyre.

Bëhet fjalë për 27 persona që kanë kërkuar prej ditësh te futen në Shqipëri.