Sushi apo sanduiç – cili ushqim është më i shëndetshëm?

1016
Me shumë mundësi mund t’ju ketë ndodhur që rrugës për të marrë një sanduiç keni menduar se do të ishte më mirë të konsumoni sushi sepse është një vakt më i shëndetshëm dhe kështu mund të ruani linjat tuaja.
Gjithashtu servirja e ftohtë e sushit u jep njerëzve një ide të përgjithshme se sushi në fakt është një ushqim mjaft dietik dhe mund ta konsumosh gjithë ditën pa u shëndoshur. Por në fakt si qëndron e vërteta sipas specialistëve të ushqimit?
Dietologia Amana Ursell tregon se në një analizë të detajuar që ka bërë sushi, përmban shumë sheqer sepse orizi që përdoret për sushin i ka të nevojshme dozat e larta të sheqerit. Nga ana tjetër, edhe produktet e tjera që përdoren kanë proteinë, e cila kur bashkohet me karbohidratet e bën të sigurt shtimin e kalorive të tepërta në dietën tuaj ditore. Sipas Ursell, edhe sushi me përmbajtje salmoni është gjithashtu shumë kalorik dhe përmban 10.8 g sheqer, njësoj me qoften që ndodhet brenda sanduiçit të zakonshëm.
Kjo do të thotë që më mirë të konsumojmë një sanduiç sesa sushi? Në fakt jo. Sepse për sa u përket vlerave ushqyese, sushi është më i mirë për shëndetin tonë, ndaj sigurisht është një zgjedhje më e mirë sesa një sanduiç, por për sa u përket kalorive mos mendoni se njëri ka më pak se tjetri.
Sigal