Sulmi i peshkaqenit, mamaja e sërfistit Mick Fanning e pa sulmin direkt në televizor

563
Mamaja e kampionit të sërfit Mick fanning pa “e tmerruar” direkt në televizor se si djali i saj u sulmua nga peshkaqeni në ujrat e Afrikës së Jugut.
Fanning, 34 vjec, po konkuronte tek një event në gjirin e Jeffrey në Kepin Lindor të dielën kur një peshkaqen u shfaq prapa tij.
Ai e grushtoi dhe shkelmoi peshkaqenin dhe pastaj u shpëtua nga skafi.
“Unë nuk munda ti besoja asaj cfarë po shihja. Kujtova se e humba atë.”, tha mamaja e tij Elizabeth Osborne për ABC News.
“Isha absolutisht e tmerruar. Shkova iu afrova televizorit sikur unë mund ta tërhiqja atë jashtë… për ta shpëtuar atë.”
Zonja Osborne ka humbur tashmë djalin tjetër të saj në një aksident me makinë 17 vite më parë dhe ajo tha se kujtimet iu kthyen kur pa peshkaqenin prapa djalit tjetër.
Sigal