Rivendosen marrëdhëniet SHBA-Kubë, hapen ambasadat pas 54 vjetësh

395
Kuba dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rihapin ambasadat e tyre në Havana dhe Uashington sot, duke i dhënë fund 54 vjetëve pa marrëdhënie ndërkombëtare.
Autoritetet e Kubës do të kenë një ceremoni zyrtare të ngritjes së flamujve në ambasadën e tyre në Uashington, ku janë ftuar të marrin pjesë rreth 500 persona.
Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez do të marrë pjesë në ceremoni, dhë më vonë pritet të takohët me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, ku flamuri i Kubës do të ngrihet dhe do të qëndrojë së bashku me gjithë flamujt e shteteve me të cilat Uashingtoni ka marrëdhënie zyrtare diplomatike.
Zyrtarët amerikanë nuk do ngrenë flamurin e tyre në Havana të Kubës deri në muajin gusht, kur Kerry do të shkojë në hapjen zyrtare. Shtetet e Bashkuara kishin ndërprerë marrëdhëniet me Havanën në vitin 1961 dhe vendosën një embargo tregtare, ekonomike dhe financiare kundër Kubës.
Sigal