Sulejmani i Madhërishëm një nga poetët më të mëdhenj të Ballkanit

4654
Sigal

Zbulohen poezitë e Sulltanit të tmerrshëm të Turqisë me pseudonimin “Dashnori

Sulejmani i madhësrishëm, apo Muhibi ka lindur më 1494 dhe ka sunduar në vitet 1520 – 1566. Ai është njohur si, “I madhërishëm” dhe si “Ligjëvënësi”. Ka qënë i njohur si mbrojtës i arteve, që përpara se të bëhej njëri nga poetët  e mëdhenj të vendit. Ka qenë i dhjeti sulltan i Perandorisë Otomane. Gjatë sundimit të tij, Perandoria arriti në zenitin e vet. Ka qenë përpunues i floririt dhe ka shkruar poezi me pseudonimin “Muhibi”, që në arabisht do të thotë “dashnori”

 Këta ditë doli libri me lirikat e dashurisë së sulltanëve osmanë.Këta janë hulmtuar dhe shqipëruar nga bashkëpunëtori i njohur i shtypit, shkrimtari dhe përkthyesi i mirënjohur, Riza Lahi, anëtar i “Shoqatës Botërore të Poetëve dhe Akademisë së shkenave dhe arteve shqiptaro – amerikane”. Janë gjetur nga ai, lirika të 17 sulltanëve osmanë, por  ne po japim për  lexuesit, lirikat nga disa vëllime të sulltanëve që njihen më shumë në vendin tonë. Sulltan Muradit të parë që u vra në Kosovë, Sulltan Muradit të Dytë dhe Sulltan Mehmetit, që dështuan para mureve të Krujës dhe heroit tonë legjendar Skënderbeut, si edhe të “Sulejmanit të Madhërishëm”, tashmë aq popullor falë sërialit të filmit që vazhdon të shikohet me kureshtje të veçantë në një nga tv tona.

            DASHNORI

Një Muhib nuk thotë “jo” kurrë,

Dhe në e shtrofshin në torturë,

Prap e prap, “jo” nuk thotë kurrë!

Dihet, ç’ngjet për dinë e iman

Kur i varfëri merr imzanë

Konvertuar në Sulltan…

Sa sheqeri në dynja

Thonë më të ëmbël, s’ka

Oh, moj, paska, moj zemra ime

Qënkan buzët e së dashurës sime.

 KAM BËRË GJYNAHE SHUMË

Zot i Madh që ke krijuar këtë jetë dhe atë jetë

Të bjerë shi i mirësisë tënde mbi mua, dërgoi retë

Kam bërë gjynahe shumë … ilaç tjetër që t’i lajë

Veç Teje tjetër nuk di, që të vdes i qetë pastaj

Më ndihmo, m’I fal gjynahet, Allah, para se të largohem

Më ndihmo! Jam robi jot! Më ndihmo, të përgjërohem!

E KAM ZEMRËN E SËMURË

E kam zemrën sëmurë

po grindem me të gjithë,

sikur mbi mua ka rënë e më ka zënë havaja;

Sot po çmëndem për ty

unë jam Maxhnuni* sot

çdo fytyrë që shoh në rrugë me duket si Lejlaja*.

Ta mbyll, në është shkruar, këtë udhë të dashurisë

vdekur ja nga veremi,

ja një thikë me tërbim;

Nimfat do të  vijnë nga malet

e do të qajnë mbi mua,

e sytë do t’i fërkojnë nga pluhuri i trupit tim,

Gjaku i mëlçive do më  të derdhet papushim

dhe lulet edhe barin përqark

do të stërpikë,

deri çastet kur e dashura të më qëllojë nga larg

me breshërin e shigjetave të qerpikëve.

Në ditën që qe shkruajtur

po pi verë dashurie

dhe vloj e uturij si dallgë oqeani

Eh, ngjet  edhe Muhibi

të bëhet gaz i botës…

Jam unë që e provova,

vetë Sulltan Sulejmani!

LAVDI, ZOT, QË MË BËRE MYSLIMAN

Bismilahi, emri i Zotit që është një

Allahut që askush s’i fshehë asgjë!

Kam zemrën nga sikleti të plagosur

Allah Ekber, ti je mjeku i përsosur;

Mjeku që çdo shpirti i bën derman

 Lavdi Allah, që më bëre mysliman!

Ma mbaj besimin tënd deri të më dalë xhani

Allah!…Allah!..Mos lër që të më marrë shejtani!

Për hir të dërguarit tënd, Muhamet Mustafës

na e fal, o Zot, bujarinë e Parajsës!

İ dashur Zot! Në ditën e Madhe të Gjykimit

Mbaj në anën tënde skllavin tënd të përulur,

Muhibbin,.

KURORA E FRONIT TË SULLTANIT

Sulejman, kush është kurora

e sulltanatit që drejton?

– Të jesh xhymert , zemërmirë

 kjo ësht’ madhështi  në fron.

Nënshtetasit nëse don

të kenë  paqë dhe harmoni

arrogant mos je ndaj tyre

mendo… ka më të mirë nga ti

Ta duam shumë njëritjetrin

sikur do vëllai për vëllanë…

Falë kësaj bese të dhënë

Sulejman je mysliman

Puno me mënd të kujtohesh

për të mirë në mot e jetë

Ruaj të mirën; kush bën keq

je i ashpër por fort i drejtë!

Por, të vrasës, si tiran

sikur bënte ..Tartar Khani

Estakfurullah! Kështu

S’i ka hije një sulltani.

Kur sherri  ngjet para teje

E ti ikën me nxitim

e s’i sulesh agresorit

– njëlloj sikur bën vetë krim.

 Mos fli gjumë, rri sykatër

në diell, dimër a në duman…

…Ke në dorë fatet e botës

o i Madhi Sulejman!

                                    *MUHIBBI – (arabisht) dashnori

 Sulltan Muradi

 OH, SA KAM PIRË SONTE!…

O, sonte sa  kam pirë !

Do pres gjer në të gjdhirë…

Këtë jetë,

 siç dua vetë, më lini që ta sos!

Më sillni, more, harpën!

Këtu, lahutën me tela!

Me zemrën e sulltanit

 tani dua të llafos.

Sa të zbardhë agimi

do të shkoj në varrezat

te gropa ime

 të shtrihem ngadalë…

Dhe shokët e mi kurr s’kanë për ta ditur

i kujt është ky varr

          …pa një germë…

                       ….pa një fjalë…….

Sulltan Muradi i Dytë

MË SILL, MORE VERË!

Saki, më sill verë, verë, verë të kuqe, bre

Por sill nga ajo vera  që më teproi dje

Ma lër këtu , saki, këtu, edhe  ikë prapë

I vetëm këtë natë, dua të flas me  harpë.

Ah, ç’më kënaqe sonte,  harpa ime – myhyr

Të dua fort, moj shpirt, se jam i gjallë, shyqyr

Ka për të ardhur një ditë e ti s’do këndosh më

Nga pluhuri im s’do të mbetët

 asgjë,

          asgjë,

                   asgjë…

    DASHNORI

Dëgjojini veç dy fjalë

nga Muradi sulltan:

Nëse, për dashurinë

s’ e bën veten kurban

dhe jetës “lamtumirë”

s’i thua  në çdo orë

  kokën mbështetur tek

  parvazi i dashnores…

 …mund të keshë,

 të jesh çfardo

por ashik e  dashnor – jo!

Kujt kurrë për dashurinë,

zëmra s’i ka bërë  “fak”

më  të keq nga ai në pyll

nuk gjenë dythundrak

 Me buzën gaz jep shpirt

kush është i dashuruar..

Kështu do te jëtë

kështu ka qënë

qëkur bota është krijuar

Këto këshilla

 i kaloni

djalë pas djalit,

at pas ati…

Kanë rëndësi

sa një qitab

këto fjalë të

                      Sulltan Muradit…

SULLTAN MEHMED KHANI

PASTAJ DO TË SHPALLEM PADISHAH

Oh, bukuri!

Ti je Shahu im

Më bëj skllavin tënd…Po të lutem, për Allah!

Pastaj mbi tërë Botën

Mbi majën më të lartë

Jam unë

që shpallem Padishah!

MË KE LIDHUR ME FLOKËT E  TUA

Babai s’të la një metelik…

Po nga ta kuptoj, unë i ziu

Pse  buzëgaz, për një dekikë

e lë për ty kokën Avniu?

Me flokë ajo më paska lidhur

Me flokët e saj si me konop

Allah, për mua ki mëshirë

Se si një skllav po shkoj në gropë.

PO TË TORTUROJNË, ZEMRA IME

Më vjen keq për ty, moj zemër

Më vjen keq, sa për të qarë

Kurr në jetë, kësi bukurie

Ti, as ke ndjerë, as ke parë.

Moj zemër,oh, moj zemra ime

Ti që kaq keq je ngritur peshë

Oh, sa po vuan e torturohesh

Kurse Ajo…tallet e qeshë;

Tallet e luan,e qeshë me ty

E s’do t’ia dijë, e s’e kupton

Se kësi dhimbjesh, moj zemër

Ti s’i mbanë dot …nuk i duron.