Studim i ri/ Femrat e zgjuara janë konsumuese të mëdha të alkoolit

549
Sigal

Femrat të cilat kanë mbaruar universitetin priren të
konsumojnë më shumë alkool sesa femrat të cilat janë të pa-arsimuara, ka
zbuluar studimi i ri.

Sipas
tyre, femrat me diploma janë dyfish më të prira të konsumojnë alkool çdo ditë,
ndërsa janë edhe më të prira të kenë probleme serioze me alkool. Një ndërlidhje
e njëjtë mes arritjeve edukative dhe konsumimit të alkoolit është parë edhe te
meshkujt, por fuqia e asaj lidhje është më pak e fortë.

Këto
zbulime vijnë nga një studim i kryer në Shkollën Londineze të Ekonomisë, ku
hulumtuesit i kanë monitoruar jetët e mijëra grave dhe meshkujve 39 vjeçarë, të
gjithë të lindur në Britani gjatë të njëjtës javë të vitit 1970.

Raporti
ka konkluduar: “Aq më të edukuara që janë gratë, aq më shumë priren të
konsumojnë alkool në përditshmëri dhe të raportojnë probleme me alkoolizmin”.

Autorët
e këtij raporti, Francesca Borgonovi dhe Maria Huerta, thonë se për këtë ka shumë
shpjegime të mundshme, megjithatë rezultatet fillestare me të vërtetë që janë
interesante. Gazeta Telegraf/