Starton konkursi i poezisë frënge

620
Në kuadër të javës së gjuhës frënge, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, nga data 14 deri më 22 mars 2015, organizon edicionin e dytë të konkursit të poezisë në gjuhën frënge që do të zhvillohet nga data 2 deri më 18 mars 2015 në 6 vendet e rajonit të Europës Qendrore e Lindore (Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Maqedonia, Republika e Moldavisë dhe Rumanisë) anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Për këtë edicion të dytë, duhet të shkruhet një poezi në gjuhën frënge, duke përdorur formën poetike japoneze “Haïku”e cila duhet të ilustrojë sloganin “Kam në zemër, planetin tim” slogan i zgjedhur për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë nxënësit nga mosha 16 deri në 19 vjeç të shkollave të mesme të këtyre 6 vendeve anëtare të OIF (Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Republika Moldavi, Rumani), të cilët ndjekin në programin e tyre mësimor, gjuhën e huaj frënge, gjuhë të parë.
Të gjitha poezitë do të postohen në faqen e Facebook “Konkursi Haïku “Kam në zemër, planetin tim”, më 18 mars 2015 nga ora 10:00 deri në orën 18:00. (sipas orës së Sofies dhe Bukureshtit), përmes fjalës kyçe ” # j’ai ♥ maplanete”.
Përdoruesit e internetit votojnë për poezinë e tyre “Haïku” të preferuar deri ditën e premte, datë 30 mars, ora 17.00 (ora e Bukureshtit dhe Sofjes).
Të shumta janë çmimet që do të ndahen për poezitë e preferuara të përdoruesve të internetit. OIF dhe partnerët e saj ofrojnë për fituesin e vendit të parë një kurs gjuhe 3-javë në qendrën e gjuhëve të Universitetit të Gjenevës dhe një udhëtim kulturor në Bullgari për fituesin e vendit të dytë. Për më shumë konsultoni adresën www.crefeco.org.
Kjo nismë është pjesë e mobilizimit të të rinjve frankofonë për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.
Lutem konsultoni adresën www.jeunesse.francophonie.org
Për më shumë informacion: www.francophonie.org
Kontakte:
CREFECO, 1 Rue Léopold SEDAR Senghor, kati 3, Sofia 1618, Bullgaria
Phone: (359 2) 955 59 71; (359 2) 489 48 45, [email protected] 
BRECO OIF 13-19 alecu Russo Bukuresht Kontakt shtypi: Adriana Barbu [email protected] Tel:. 40 21 314 96 17, 40 721 069 19.
Sigal