Krijuesit qartë prezantohen me fletën informuese të krijimtarisë së këtij aktiviteti.
Të tilla të kemi sa më shpesh. Amin!
Por ky grup krijuesish merr një vlerë dimensionale kur i ftuar special është profesori jonë, Kristo Krisiko, dhe i lënë ballin ose sheshin e Mejdanit me veprat virtuoze dhe vëllimore.
Veprat shprehin forcë dhe kolori i tyre vallëzon me ambientin, bukur fort.
Ambicja e çdo krijuesi është të flasë me gjuhën e mendim artistik të mençur, si në formën e veprës dhe qëndrimin në hapësire.
Realizimi vizionar i gjithë krijuesve i lënë “ betejat “ e hapura artistike dhe këtë e vërteton vendi dhe momenti kur realizohet performanca.
Padyshim, ky nivel profesional vjen nga karriera të konsoliduara artistike. Gjithmonë jemi flladitur ç’thotë nën rreshta X apo Y shkrimtar i madh (Sarter, Kadare etj).
Vagullnaja Vizuale këtë flladitje apo përqëndrim leximi na e prezanton tek vepra “ Dy Kuajt “ e skulptorit Ergys Krisiko.
Dy skulptura, të trajtuara me një dinamikë, që e ndihmon edhe materiali i përzgjedhur me inteligjencë profesionale, kulturë të unifikuar, ku shfrytëzon materialin ( hekur të holluar ). Kësaj i jep një fuqi ekselente, mënyra se si është kompozuar. Vepra merr fuqi e filizofi me kalin e dytë që ka krahë.
Direkt mendja na shkon tek Eposi i Kreshnikëve i Gjergj Elez Alisë.
Po të jemi të vëmendshëm, ne të skulpturës, ndihemi se lundrojmë në shina konkuruese dhe të qarta me krijimtarinë, Paris, Milano…
Për këtë, mirënjohje profesorëve tanë!
Rasti i veprës së Ergys dhe Kristo Krisikos si dhe skulptorit Sadik Spahija me kryeveprën “Zëri”, e qartëson se beteja dhe fusha e artit është e qartë.
Nuk kemi përse ngatërrohemi me asgjë rreth e përreth kudo qofshin.
Nga këtej na del shprehja e mjeshtrit të madh Bruvel se: “ Nën hijen e një lisi të madh, nuk mbijnë lisa të tjerë”.
Është meritë e profesorëve tanë që me çiltërsinë e tyre rritën armatë të re krijuesish plot dinjitet.




















