U mbyll Qafë-Bota për kamionët e bërë “gol” të Gent Gazhelit! Kontrabanda e pakufijshme e drejtorit

Një denoncim demaskues ka mbërritur nga një punonjës i doganave shqiptare, i cili hedh dritë mbi atë që e quan “kontrabanda më e frikshme në historinë e vendit” e drejtuar nga “koka”, drejtori i doganave shqiptare Gent Gazheli.

Punonjësi shprehet se doganat shqiptare janë gjunjëzuar më keq se në vitin famëkeq 1997, nën drejtimin e Gent Gazhelit dhe drejtori i informacionit në Dogana Klodian Çanit.

NOA

Ky i fundit, një ish-roje parkingu zar i bindur, tashmë i kthyer në një milioner i cili konsiderohet si drejtori real i rrjeteve të kontrabandës, duke emëruar dhe komanduar drejtuesit e doganave për shefin Gazhelin.

POR KUSH ËSHTË KLODIAN ÇANI?

Çani është nën hetim nga SPAK pas dyshimeve të forta për përfshirje të tij në rrjete kontrabande, falsifikim dokumentesh dhe kalim të lëndëve të dyshuara toksike në territorin shqiptar.

Ai mban postin e Drejtorit të Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe ka një të kaluar të mbushur me skandale dhe precedentë penalë, përfshirë edhe një arrestim në Greqi si pjesë e një bande që merrej me vjedhje bankomatësh. Ai u ndalua më 27 gusht nga autoritetet greke dhe u la i lirë me kusht, por skandali më i madh mbetet rikthimi i tij i papenguar në Shqipëri, ku jo vetëm që nuk është hetuar, por ka vijuar detyrën shtetërore pa asnjë ndëshkim./JOQ