Shqiptarja bën histori! E para që pozon për ‘Harper’s Bazaar’!

658
Shqiptarët dita ditës po njihen jashtë trevave tona për artin e tyre në çfarëdolloj fushe, muzikë, aktrim, pikturë, shkrim apo modeling. Në këtë të fundit, Egla Harxhi ka bërë histori ditën e djeshme. Harxhi, ish-Miss Shqipëria 2007, e bërë e famshme së fundmi edhe për sesionet nudo por edhe për intervistat ‘pa dorashka’ ku ka folur për lirinë e femrave dhe atë seksuale, ka publikuar prapaskenat e photoshoot-it për ‘Harper’s Bazaar’.
Kjo revistë është ndër më të njohurat dhe më influencuese në të gjithë botën. Rihanna, Victoria Beckham, Anne Hathaway, Madonna, Britney Spears, Kim Kardashian etj, janë vetëm disa nga celebritetet që kanë pozuar në kopertinën e saj.
E zhvendosur në Paris prej më shumë se një viti për të ndjekur pasionin e saj të madh, aktrimin, Harxhi po korr sukses dita ditës edhe në modeling, profesioni i saj i parë.
Sigal