Vettingu, ngec procesi? Avokati i Popullit: Procedurën ta kalonte Kuvendi

430
Avokati i Popullit ende nuk ka rihapur procesin e rivlerësimit të kandidatëve për komisionet e Vettingut, edhe pse Parlamenti ka vendosur një afat 7 ditor për këtë procedurë. Burime pranë Avokatit të Popullit bëjnë me dije se atyre nuk ju është dorëzuar një kërkesë e tillë, madje shprehin habinë se përse Parlamenti i është drejtuar Ombusmanit për këtë procedurë. Sipas të njëjtave burimeve, Kuvendi e kishte zgjidhjen e kësaj situate në listën “B” të kandidatëve, të cilët kishin aplikuar për komisionet e Vettingut, ku rreth 100 prej tyre kishin mungesa të pakta në dorëzimin e dokumentacioneve. Por për shumicën parlamentare ky është një proces që i takon Avokatit të Popullit. Fatmir Xhafa: jo kushtetues do të ishte nëse ja hiqnim avokatit dhe ia jepnim një institucioni tjetër. Ndërkohë një ditë pasi Kuvendi vendosi që ti kthejë për rishqyrtim Avokatit të Popullit dosjet e kandidatëve për komisionet e Vettingut, është ndezur debati mes dy kampeve politike. Lideri i opozitës, i cili ka vendosur që partia që ai drejton të mos bëhet pjesë e këtij procesi, e cilësoi kështu vendimin e kuvendit. Lulzim Basha: “Vendimi i Parlamenti lojë në shkelje të Kushtetutës” Fatmir Xhafa: “Të pengosh Vettingun do të thotë të pengosh zbatimin e Kushtetutës”. Megjithatë sipas Xhafës, të gjithë ata që nuk do të kryejnë detyrat kushtetuese për këtë proces do të marrin një përgjigje në 18 qershor. Fatmir Xhafa: ‘Për forcat politike që nuk do të japin kontributin e tyre në këtë proces do të marrin gjykimin popullor dhe kjo do të ndodhë në 18 qershor”. Ndërkohë shumica mendon se brenda dy javëve e gjithë procesi i rivlerësimit të kandiatëve për komisionit të Vettingut do të kalojë gjithë hallkat, e cila më pas do ti përcillet Parlamentit. Për shumicën ky proces është jetik edhe për hapat e mëtejshme të zbatimit të reformës në drejtësi. 
Sigal