Sfilatë mode për fëmijët jetim/ Suela Brahimllari: Sfilada që përloti publikun dhe ngriti peshë zemrat e vogëlusheve

467

Nga Gerjola ÇAUSHI

Eventi magjik që përloti publikun, ngriti peshë zemrat e vogëlusheve dhe i dha një tjetër kuptim modës.

Suela Brshimllari: E para sfilatë mode që veshi dhe shpirtin

Para pak ditësh u mbajt një sfilatë e mrekullueshme dhe plot jetë nga stilistja e mirënjohur tashmë Suela Brahimllari. Pertej nje event mode dhe sfilate e zakonshme përcjell një mesazh social brenda saj. Kjo sfilatë iu kushtua fëmijëve  të Shtëpisë Jetimore Shkodër,  ku Suela preferoi ta quante, Koleksioni “Buqeta e gëzimit”. Sytë e fëmijëve përcillnin shumë gëzim, një ditë tepër speciale për ato fëmijë ku ndoshta ajo ka qenë dhe hera e parë që visheshin si princesha dhe princ të vegjël. Pjesa tjetër dhe jo më pak e rëndësishme e eventit, ishte dhe sfilata e princeshave të vogla me fustanet përrallore kushtuar princeshave të vogla të Shqipërisë. Princeshat që sfiluan me këto fustane ishin modelet e vogla të “Venus model Agency” Ambla, Edelina, Rajsa, Nina, Megi, Eliana, Ema, Majda, Ajri, Arba, Ambla,Jetlira, Rajna. Surprizat nuk mbaruan me kaq pasi për herë të parë në Shqipëri Suela në bashkepunim me stilisten Elona Jaçellari, Katerina Zoto e cila dizenjoi dhe veshjet, sollën sfilatën e gjysheve me nipërit dhe mbesat e tyrë. Duke mos munguar dhe sfilata e mamave kombinuar në të njëjtën mënyrë me vajzat e tyre të vogëla, ku emocioni që përcolli ishte tejet i dukshëm.

Suela, kjo sfilatë bëri një jehonë të madhe, si ndiheni pas këtij suksesi?

Shumë e lumtur dhe e shpërblyer shpirtërisht pas një pune të pandalur dhe intensive.  Kjo është sfilata e dytë personale eimja, përveç dëshirës së madhe të nxjerr veshje, kam shumë dëshirë që të përcjell mesazhe në sfilatën time, dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve.

 Pse pikërisht fëmijët e Shtëpisë Jetimore Shkodër?

Unë e hodha si një sondazh në rrjetin tim social, instagram. Një kliente ma sugjeroi që të merrnim fëmijët e shtëpisë se fëmijeve ne shkodër, u lidhëm me fëmijët e Shkodrës. Fëmijët janë gëzuar shumë dhe ishin fëmijë shumë të edukuar, mirënjohës, thjesht të mrekullueshëm. Na kanë lënë pa fjalë të gjithëve. Vajta personalisht në Shkodër i takova këta fëmijë dhe i pyeta se çfarë ngjyrash pëlqenin më shumë që të realizoja diçka sipas dëshirës së tyre.E quajta koleksionin, “buqeta e gëzimit” për të vetmen arsye se kur shkova atje ato rrinin të gjithë bashkë te bashkuar dhe flisnin shumë pak, merrnin mendimin e njëri tjetrit dhe mu duk si një buqetë. Përveç vajzave, kishte dhe djem që sfiluan të veshur nga Altin Mici, të cilin e falenderoj shumë.  Fëmijët sfilonin me shumë vetbesim dhe përgjegjësi të madhe që më gëzoi pa masë.

Çfarë mesazhi doje të përcillje tek publiku me këtë event?

Përveç stilimit të veshjeve të mia, kjo është e  para sfilatë mode që vesh dhe shpirtin. Gjithëpërfshirja e fëmijëve, nënave, mamave, gëzimi i tyre dhe emocioni që u përcoll tek publiku kur i shikoja të përlotur, veshi dhe shpirtin tim jo vetëm të atyre fëmijëve. Ndër të tjera një nga mesazhet që une dhashë është, që dhe tre stilistë mund të punojnë së bashku dhe të sjëllin një sfilatë plot dashuri. Ja ne sollëm një magji.

Interesante ishte dhe sfilata e vajzave me mamtë e tyre, si u prit nga publiku?

Jam shumë e lumtur vërtet nga mikpritja e publikut dhe jehona që beri.Veshjet ishin përshatur njësoj si mami dhe vajza. Disa nga të ftuarat për të sfiluar ishin dhe disa personazhe te njohur të shoëbizit, si Aulona Musta me vajzën, Orgesa zaimi me vajzën e saj, dhe Eni Jani. Për më tepër do jetë një kujtim i paharruar për prindërit dhe fëmijët e tyre.

12 princesha të vogëla u ngjitën ne skenë, nga u frymëzove për të dizenjuar ato  fustane të magjishme?

Ëndërra e çdo vajze të vogël është të jetë një proncesë dhe mbretëreshë. Sa herë i përkëdhelim vazjat tona u themi proncesha. Doja që ti bëja vërtet të ndiheshin të tilla, ato fustane janë stiluar dhe kushtuar për princeshat e shqipërisë. Modelet e vpgëla të “Venus model Agency” Ambla, Edelina, Rajsa, Nina, Megi, Eliana, Ema, Majda, Ajri, Arba, Ambla, Jetlira, Rajna, shkëlqyen me ato fustane dhe ëndrra e çdo vajze mund të bëhet realitet duke veshur një nga fustanet e “Bel Eve”.

“Përveç stilimit të veshjeve të mia, kjo është e  para sfilatë mode që vesh dhe shpirtin. Gjithëpërfshirja e fëmijëve, nënave, mamave, gëzimi i tyre dhe emocioni që u përcoll tek publiku kur i shikoja të përlotur, veshi dhe shpirtin tim jo vetëm të atyre fëmijëve.”