“Na çave tr*pin me gjithë Sanremo”, ja si i përgjigjet moderatorja e njohur fansit

568
Sigal

Moderatorja Alketa Vejsiu nuk ndalet së publikuari foto dhe video nga pjesëmarrja e saj në spektaklin e madh italian “Sanremo”.

Por, duket se këto postime të shpeshta kanë shqetësuar ndjekësit dhe fansat e prezantueses, që e quajnë të tepërt, gjithë këtë vlerësim për italianët dhe “Sanremon”.

“Na çave tr*pin me gjithë Sanremo…se e bone legjend sikur ke shku në MARS,”– shkruan një komentues në profilin e Alketa Vejsiut.

Moderatorja ka vendosur të replikojë pikërisht tek ky koment, për t’i sugjeruar ndjekësit të bëjë dhe një tatuazh për Sanremon: “E mo mire mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tatoo “SANREMOOO! Do të duket një vepër e bukur e do të duash dhe ti këtë pjesëmarrje.”

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”.

Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.

Pas prezantimit në publikun italian, moderatorja shqiptare mori mjaft vlerësime dhe kritika. Ajo u kritikua për të folurën shpejt dhe për falenderimet e tepërta ndaj italianëve