Sensor për kontrollin e ushqimeve. Mat konsumin e ushqimeve dhe monitoron obezitetin

812
Një Sensor me permasa 2mm që vendoset në dhëmbë është fjala e fundit e teknologjisë për kontrollin e ushqimeve që konsumojmë dhe uljen e shanseve për tu kthyer në obezë.
Sipas krijuesit të tij Inxhinjerit biomedik Fiorenzo Omenetto i Universitetit Tufts, Boston, pajisja montohet në dhëmbë dhe transmeton nëpërmjet valëve të dhënat për ushqimin që po konsumojnë, nivelin e sheqerit, kripës dhe alkoolit, duke krijuar kështu një dietë të saktë bazuar në karakteristikat trupor të gjithsecilit.
Prototipi i madhësisë 2mm me 2mm është i dizenjuar me tre 3 shtresa.
Shtresa e mesme është e përbërë nga materili Bio-reagues e cila është e vendosur mes dy shtresave ari.
Materiali bio reagues është i ndërtuar me mëndafsh dhe hidrogel i cili ka aftësinë të identifikoj përbërjen e molekulave specifike të cilat konsumojmë.
Pasi sensori i identifikon molekulat dhe analizon kaloritë e konsumuara dërgon të dhënat në telefonin tuaj duke vendosur në dijeni personat për nivelin e kalorive që kanë marrë.
Nëpërmjet këtij sensori çdo një njëri që e përdor do krijojë një dietë specifike të bazuar në karakteristikat e turpit të tij. Të dhënat do ti ndihmojnë të mësojnë se sa kalori kanë konsumuar dhe çfarë duhet të shmangin, duke ulur kështu dhe riskun për të shtuar në peshë, shpjegon inxhinjeri Omenetto.
Sigal