Ja çfarë thotë studimi më i ri për marrëdhëniet seksuale

524
Sigal

Nëqoftëse po kërkoni motivimin për të provuar sjellje të reja seksuale me partnerin/en tuaj, studimi i ri që është kryer do t’ju vijë në ndihmë. Në fakt, të kryeni marrëdhënie seksuale është një nga kënaqësitë e pakta në jetë që bën mirë edhe për shëndetin. Është ky konstatimi i studimit më të ri të kryer. Një studim i kryer nga Universiteti Coventry ka zbuluar se aktiviteti seksual i rregullt bën shumë mirë për fuqizimin e trurit. Sipas tyre, njerëzit që kryejnë rregullisht marrëdhënie seksuale kanë një shëndet më të mirë të përgjithshëm. Por përveç këtyre, a e dini përse është i mirë seksi për shëndetin tonë?
– Për një gjendje më të mirë të humorit.
– Njerëzit që kryejnë rregullisht marrëdhënie seksuale kanë më pak probleme me zemrën.
– Rrisin imunitetin në nivele shumë të larta.
– Po ashtu, seksi është çelësi kyç për një jetë të gjatë.
– Njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale kanë mundësi shumë të mëdha që të jenë fertilë.