“Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite”

600
Sigal

Në kuadër të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të babait të kombit shqiptar, Ismail Qemal bej Vlora, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u çel ekspozita dokumentare dhe fotografike “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”. Ekspozita u realizua për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së tij, gjatë gjithë veprimtarisë në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore. Gjithashtu në këtë event u ekspozuan objekte vetjake të themeluesit të shtetit tonë, që nga pena e firmosjes së Pavarësisë deri tek gota e tij e ujit. Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin të ftuar të ndryshëm si dhe nxënës nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët deri në datën 28 shkurt 2019.