Gazeta “Telegraf”
24 gushti është dita e vdekjes së Riza Cerovës (1896-1935), i cili u vra pikërisht 86 vite më parë nga forcat e regjimit monarkist autokratik të instaluar nga fuqitë e huaja për të kontrolluar Shqipërinë për interesat e tyre duke ndërprerë proceset demokratike në vend. Ashtu si sot edhe atëherë burokracia e zyrave të fuqive të mëdha gjente zgjidhjen më të lehtë për kontrollin e vendeve si Shqipëria, gjetjen e një diktatori të korruptuar që ta sundonte vendin bashkë me familjen dhe rrethin e bashkëpunëtorëve të tij. Në atë kohë ky njeri ishte Ahmet Zogu, sot është Edi Rama. Nëse Riza Cerova do të kishte qenë gjallë sot do të kishte marrë armët për përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Riza Cerova është shembull i tragjedisë së progresistëve demokratë shqiptarë në periudhën mes dy luftrave botërore. Këta njerëz, me bindje progresiste dhe demokratike, me shkollim perëndimor, u detyruan që të afrohen me Bashkimin Sovjetik dhe komunistët se nuk gjenin askund tjetër mbështetje për të zbatuar në Shqipëri modelet progresiste dhe demokratike perëndimore. Tragjedia e tyre është e ngjas hme me atë që ndodhi me pro gresistët liberalë në të gjithë botën gjatë kohës së Luftës së Ftohtë që nga Allende në Kili, Arbenz në Guatemalë, Lumumba në Afrikë, Aldo Moro në Itali, Mosadek në Iran e shumë e shumë të tjerë., për shkak se SHBA mbështeste regjime konservatore të korruptuar që i shikonte si bastione të antikomunizmit në vendet përkatëse. Njerëz të ngjashëm në botë sot trokasin për të njëjtën arsye në Moskë dhe Bejing (Pekin). Riza Cerova, i lindur në fshatin Cerovë të Skraparit ishte një intelektual me shkollim amerikan dhe austrohungarez. Ai kishte qenë nxënës në shkollën amerikane të Selanikut, kishte bërë një kurs ushtarak në Austro Hungari gjatë kohës që ushtria austrohungareze erdhi në Shqipëri në Luftën e Parë Botërore. Në 1913, në moshën 18 vjeçare ai luftoi kundër ushtrisë greke e cila që nga Korça doli në Skrapar dhe donte të zbriste në fushën e Myzeqesë për të rrethuar nga veriu Vlorën ku ishte qeveria e Ismail Qemalit. Në 1914 Riza Cerova luftoi kundër rebelëve islamikë të Haxhi Qamilit. Në 1920 Riza Cerova, si oficer i forcave të armatosura të shtetit shqiptar luftoi në Veri kundër ushtrisë serbe (të Mbretërisë Serbo Kroato-Sllovene) e cila kishte hyrë në territorin shqiptar dhe kishte kapur të ashtuquajturën “vijë strategjike”.
Në 1922 Riza Cerova në cilësinë e komandantit të xhandarmërisë për Qarkun e Dibrës qëlloi dhe vrau që nga dritaret e ndërtesës së prefekturës agjentin jugosllav Halit Lleshi (babai I Haxhi Lleshit), megjithëse aksioni u rrezikua nga prefekti spiuni serb Neki Starova, gjyshi i Blendi Fevziut i cili dërgoi një njeri që të lajmëronte Halitin por njerëzit e Rizait e vranë edhe informatorin. Në 1924 Riza Cerova u doli përballë në shkallën e Tujanit në periferi të Tiranës forcave të Ahmet Zogut që ishin nisur nga Serbia për të hyrë në Tiranë. Pas rënies së Tiranës, Rizai u largua jashtë vendit. Ashtu si shumë progresistë të tjerë të botës që nuk gjenin mbështetje nga fuqitë e mëdha perëndimore për të përmbysur regjimet shtypëse të korruptuara në vendet e tyre edhe Rizai shkoi në Bashkimin Sovjetik. Ai u rikthye në Shqipëri në 1935 dhe mori pjesë në kryengritjen kundër regjimit të korruptuar autokratik të Ahmet Zogut e cila njihet si Lëvizja e Fierit. Këtë herë Rizai duhet të jetë penduar që e fali Neki Starovën në 1922 sepse është e vërtetuar me dokumente arkivore që ai i spiunoi konspiratorët dy ditë para fillimit të kryengritjes. Rizai u vra i tradhtuar ! Kënga popullore për Rizain tregon një episod ku ai shfaq karakterin e tij burrëror para vdekjes. Xhandarëve që e kishin rrethuar Rizai u hodhi paketën e cigareve dhe iu tha që të ndiznin nga një cigare si burra shqiptarë që ishin se kishte gjithmonë kohë për të bërë luftë.
Kënga thotë:
“Dyqani i Zaloshnjës,/rrethuar
me xhandarë,/nxorri paketën
iu zgjati cingarë,/ndizeni bre burra se jemi shqiptarë!” Emri i Riza Cerovës është i skalitur në historinë shqiptare por emri i atyre që e tradhtuan atë është i ngulitur në kujtesën e brezave të popullit të Skraparit. Pinjojtë e tradhtarëve për t’ i ikur turpit ndryshojnë mbiemrat edhe shumë dekada pas vrasjes së Riza Cerovës.




















