Rihanna fitoi “Met Gala”, ndërsa të gjithë “dështuan”

537
Të gjithë të tjerët të iknin në shtëpi! Ashtu siç e prisnim Rihanna fitoi mbrëmjen e “Met Gala”.
Eventi njihet për paraqitjet e guximshme, që vishen nga pjesëmarrësit dhe mund t’ju kujtohet pelerina e verdhë e Rihanna-s, që mbuloi mediat dy vite më parë.
Pavarësisht temës. Çdo vit të famshmit marrin pjesë në eventin e “Institut të Kostumeve të Artit”.
Vitin e kaluar tema ishte “Manus x Machina: Moda në epokën e teknologjisë”.
Por tema e këtij viti ishte edhe më sfiduese me ekspozitën e “Rei Kawakubo / Comme des Garçons: Arti i ndërmjetëm”.
Shumica e kuptuan si një mundësi për t’u veshur me të kuqe ose paksa avangarde. Ndërsa të tjerat si Kim Kardashian ndoqën drejtimin e kundërt dhe çuditën me thjeshtësinë e tyre.
Zgjedhja më e dallueshme ishte ajo e shtëpisë së modës, “Comme des Garçons”. Por më pak se 10 “celebrities” zgjodhën t’u përshtatnin temës.
Sigurisht Rihanna u dallua pasi veshi një nga fustanet më të mëdha dhe çdo gjë te ajo ishte perfekte.
Sigal