Psikologjia e fantazmave: 4 shpjegime të mundshme shkencore

859
1. Anomali të trurit
Fantazmat kanë prirjen të shihen sikur ikin e vijnë me shpejtësi. Këta imazhe janë iluzione që prodhon truri, që mund të burojnë nga një gjë aq e thjeshtë sa edhe lodhja, thotë Joe Nickell, studiues në Komitetin për Kërkime Skeptike. “Eshtë një marifet i syrit”, sipas NIckell. “Syri kapsallitet, ose një insekt kalon atypari dhe kjo gjë shkakton menjëherë fryrjen e një imazhi mendor. Eshtë si një ekspozim i dyfishtë i kamerës për një moment të shkurtër”.
2. Helmim nga monoksidi i karbonit
Mbështetësit e kësaj teorie flasin për një ngjarje të supozuar në vitin 1921. Familja, e pagëzuar si familja H në literaturën mjekësore, u zhvendos në një shtëpi të vjetër dhe filloi të dëgjojë orendi që lëviznin dhe zëra të cuditshëm. Por pas një investigimi, u zbulua që nga një sobë kishte rrjedhje të monoksidit të karbonit. Doktorët konkluduan se simptomat shkaktoheshin prej mungesës së oksigjenit.
3. Infratingujt
në vitin 1998, lektori Vic Tandy nisi të vërejë ndodhi të cuditshme në laboratorin mjekësor në Coventry University në Angli. Duke qenë njeri i shkencës, ai iu vu punës që të zbulonte burimin. Ai gjeti një valë zanore me frekuencë shumë të ulët (19 Hz) e padëgjueshme për veshin e njeriut – që njihen si infrasound – që vinte nga një aparat ventilimi i instaluar së fundmi. Infratingujt njihen që shkaktojnë panik, corientim dhe ndryshim të ritmit të zemrës. Kur u hoq ventilatori, edhe shfaqjet e cuditshme u ndalën.
4. Influencat e jashtme
Një studim në Universitetin e Londrës në 2014 kishte vullnetarë që shihnin filmimin e një psikiku që përthyente një celës metalik me mendje. Në një pjesë të eksperimentit, pjesëmarrësit e panë videon me një partner, i cili pa e ditur ata po punonte me ekipin mjekësor, dhe këmbëngulte që e kish parë celësin të përthyhej. Vullnetarët ishin më të prirur të thonin që forma e celësit kishte ndryshuar, kur ishin me dikë që pretendonte se edhe ai e kish parë. “Rrëfimi i një personi mund të ndikojë në kujtesën e një tjetri”, tha bashkëautori i studimit, Christopher French.
Sigal