Prifti në meshën e Krishtlindjeve në Fushë-Arrëz: Premtimet e fushatës të bëhen realitet

563
Edhe këtë Krishtlindje, Fushë-Arrzin dhe zonat përreth nuk i gjetën më mirë se Krishtlindja e shkuar, madje tashmë njerëzit janë më shumë të papunë më të varfër dhe plot vështirësi. Kjo ishte kryefjala e meshës celebruar nga prifti i zonës, Frat Andreas Valterman, i cili u duk se po tentonte të tërhiqte vëmendjen e shtetit përballë gjendjes ku jetojnë besimtarët e tij në zonën e varfër veriorë.
“Kur bëj një krahasim me Krishtlindjen e shkuar, me rezulton se në zonën tonë nuk ka asnjë përmirësim, përkundrazi, u shtua varfëria si pasojë e mbylljes së vendeve të punës. Miniera e fundit u mbyll duke pllakosur varfërinë në zonë. 300 persona u larguan drejt Gjermanisë në kërkim të një jete më të mirë por që po kthehen dita-ditës me shpresa të vrara. Korrupsioni nuk pësoi ulje ndërsa po shikojmë dita-ditës se djem dhe vajza në Fushë-Arrëz po bien pre e drogës. Premtimet e bukura të fushatës tashmë duhen bërë realitet. Njerëzit po vuajnë, e me vuajtjet tuaja bashkohem dhe unë si famullitari juaj. Është e patolerueshme që kemi akoma shumë familje që mendojnë për të siguruar bukën e gojës dhe që vihen përpara sfidës për të shkolluar fëmijët”, u shpreh prifti katolik në zonën e Fushë-Arrzit.
Prifti Gjerman ka ftuar besimtarët që bashkë me shpresën që sjell krishtlindja të luteshin që ditë më të mira t’i presin pas vuajtjes ku jetojnë aktualisht me mungesë totale përkujdesjeje dhe larg vëmendjes.
Sigal