Greqia planifikon të ndërtojë Kolosin e Rodosit

533
Greqia po planifikon të rikthejë një ndër 7 mrekullitë e botës, Kolosin e Rodosit. Statuja e re planifikohet të jetë 5 herë më e madhe se sa origjinali. Kolosi i Rodosit ishte një ndër mrekullitë e antikitetit dhe u zhduk rreth 2 mijë vjet më parë nga një tërmet gjigand. Statuja pritet të kushtojë rreth 250 milionë euro.

Ajo do të jetë e veshur me panelë solarë për të furnizuar me energji pishtarin e tij dhe do të jetë më e madhe se Statuja e Lirisë. Ai do të ndërtohet në brigjet e Egjeut, raporton Telegraph dhe besohet se do konkurrojë dhe vetë Statujën e Lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sigal