Kievi ndalon fluturimin e avionëve rusë mbi Ukrainë

499
Ukraina ka ndaluar fluturimet e kompanive ajrore ruse duke nisur nga 25 tetori, në vazhdën e sanksioneve të ndërmarra kundër Rusisë për shkak të mbështetjes që u ka dhënë separatistëve në rajonet lindore të saj. Lajmi konfirmohet nga qeveria e Kievit gjatë kësaj të premteje. Kievi njoftoi javën e kaluar se do të vendoste të tjera kufizime ndaj mbi 90 kompanive apo grupe individësh, shumica nga Rusia, ku përfshiheshin edhe kompanitë ajrore Transaero dhe Aeroflot, bartës të flamurit kombëtar rus.Duke dhënë detaje mbi këto sanksione, kryeministri ukrainas, Arseny Yatseniuk tha gjatë një takimi të kabinetit qeveritar se, “në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli i Sigurisë, qeveria e Ukrainës po adopton një vendim për të ndalur fluturimet e kompanive ruse, së pari të Aeroflot dhe Transaero, mbi territorin ukrainas”.
Sigal