Ja si ta parandaloni rënien e flokëve

512
Rënia e flokëve është një fenomen që mund të parandalohet me mjete të ndryshme natyrale. Ekzistojnë metoda të ndryshme, të cilat ju vijnë në ndihmë për eliminimin e këtij problemi. Trajtimi me vaj të nxehtë. Për këtë trajtim përdorni vajin e ullirit apo të kokosit. Ngroheni në zjarr, por jo të jetë nxehur më shumë sesa duhet. Më pas me këtë vaj i bëni masazh skalpit të kokës suaj. Mbajini flokët e vajosur për rreth 1 orë dhe më pas lajini ato, por me sa më pak shampo, në mënyrë që një pjesë e vajit të qëndrojë së paku deri të nesërmen. 
Trajtimi me lëngje natyrore 
Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, të qepës, të xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes. Kjo në masë të madhe i forcon rrënjët e flokut. I bëni masazh herë pas here kokës 
Masazhoni herë pas here skalpin e kokës. Sugjerohet për disa minuta në ditë, sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Nëse ky i fundit bëhet gjithmonë në lëkurën e kokës, mban folikulat e flokut aktive. 
Antioksiduesit 
Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidues që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre. 
Praktikoni meditimin 
E besoni ose jo, shpeshherë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal.
Sigal