Pranvera Lumani: Mezi prisja emisionin e përrallave, humbisja pas tregimeve të Pavlina Manit apo Vera Zhejit

1013
Pranvera Lumani (Veizi) ka lindur ne Berat. Është më e vogla e katër motrave. Dëshira e prindërve të saj ishte qe fëmijët e tyre të kishin rezultate sa më të mira në shkollë, gjë e cila do ta bënte më të favorshme shkuarjen në universitete. E re nuk ka pasur kurrë një ide të qartë se përse do të arsimohej. Dëshira kryesore ishte të arsimohej. Gjithmonë në këtë drejtim ka pasur mbështetjen e prindërve. 

Cili është recitimi i parë në shkollë dhe kush të nxiti për aktrim?

Po të them se kush ka qenë recitim i parë do të gënjeja, por jam e sigurt që janë vjershat e para të abetares, apo ndonjë vjershë për “Partinë” (që na mësonin atëherë). Unë nuk kam ndonjë emër konkret që më nxiti mua në rrugën e aktrimit, por mund të them që mësuesja ime e katër viteve të fillores, Shpresa Haznedari ishte një person me një zë dhe shpirt të butë. Si sot më kujtohet sa bukur lexonte, tregonte e recitonte, si një aktore e vërtetë, ashtu si mësuesja e klasës së parë edhe në vitet e mëvonshme mësuesja ime e letërsisë Elsa Vakeflliu të mrekullonte kur recitonte vjershat e Rilindësve apo sa bukur fliste për klasikët e famshëm. Nuk e di, por direkt apo indirekt këto mësuese kanë nxitur tek unë fantazinë e aktrimit. 

Kush ishin idhujt tuaj të fëmijërisë, aktorë apo aktore? Kush ishin ata?

Në fëmijërinë time i vetmi argëtim televiziv ka qenë TVSH-ja, mezi prisja kur fillonte emisioni i përrallave, emisioni i fëmijëve, humbisja pas tregimeve të Pavlina Manit apo Vera Zhejit. 

¬Si i ndiqje filmat dhe estradat e asaj kohe dhe çfarë bëje pasi ktheheshe në shtëpi?

Filmat!! Jo i ndiqnim, por i përjetonim, flisnim gjithë ditën për ta, mezi prisnim që të kalonte java e të ndiqnim serinë tjetër, Davidi tek David Copperfield, Bice tek Marko Viskonti, Dick Sheltoni (Shigjeta e Zezë) Verdi tek Xhuzepe Verdi, e sa e sa të tjerë na ishin bërë si pjesëtarë të familjes, jo vetëm qe i diskutonim me pasion të nesërmen, por dhe i inskenonim me shoqet tek shkallët e pallatit. I njëjti fenomen ndodhte edhe me estradat, ne komunikonim me njeri – tjetrin me batutat e aktorëve në skeçet e tyre. ¬

Kur dhe si konkurruat në Akademinë e Arteve? Kush ishte në Juri? Çfarë pjese interpretove?

Kam konkurruar në verën e vitit 1983, me sa me kujtohet juria ishte e përberë nga Timo Flloko, Birçe Hasko, Gëzim Kamja dhe Kristofor Xhokaxhiu. Mbaj mend qe kam interpretuar poezinë “Legjenda e Tanës”, disa fabula nga Dritëro Agolli, si dhe kam kënduar (sepse duhej të këndoje), kam kënduar këngën popullore “Rrushi i kuq i bukuro”. 

¬Gjatë shkollimit, cili ishte aktivizimi juaj? Cilët ishin pedagogët që të dhanë më shumë përkrahje?

Në shkollë kam qenë shumë aktive, duke filluar që nga punët si studente, në klasat e provimet e ndryshme artistike e deri angazhimet në disa filma të Kinostudios si “Nxënësit e klasës sime” “Në prag të jetës” etj. Kam pasur fatin që të edukohem artistikisht nga një plejade pedagogesh (aktore) jo vetëm të talentuar, por të dedikuar në misionin e tyre mësimdhënës më le të përmend këtu : Agim Qirjaqin, Agim Shuke, Fatos Haxhiraj, Birçe Haskon, etj. ¬
Cili është roli i parë në teatër apo në estradë, ku dhe cili rol?

Pyetje e vështire, besoj është ne Teatër ka qene komedia “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspir. ¬

Pas Akademisë me punë në Berat. Si ishte Estrada e Beratit? Cilët ishin aktorët kryesorë? Mund të flisni për kolektivin e Estradës së Beratit?

Për Estradën e Beratit duhet një ditë dimri të flasë… koha që kam kaluar në Estradën e Beratit është koha më e bukur që kam kaluar në karrierën time artistike. U emërova në qytetin tim të lindjes, e pritur dhe e rrethuar me shumë dashuri nga një kolektiv i shkëlqyer. E ke të përmend më parë: Ceken apo Ilir Pipirine, Agron Ferron apo Uljana Protopapen, Faton, Pavlinen, Mecanin, Shpëtimin, Xhuli Veizin, Ludin, Floreshen, Papin, Foton, Adonisin, Ylli Mestanin e Tom Filipin, Vangjush Popli e shumë e shumë të tjerë, lista do të ishte shumë e gjatë për ti shkruajtur, por ata janë të shkruar në kujtesën time. 

Një dyshe e suksesshme, ju dhe Cekja, cilat ishin rolet me kryesore tuajat? Në konkurrimet e estradave, cilat janë trofetë e fituara?

Unë besoj se kemi qene një duet i bukur me Ceken, kemi pasur shumë materiale bashkë dhe rolet janë të shumta që nga grimcat humoristike, dialogje të ndryshme skeçet “Edukatorja dhe Altini”, “Njolla në biografi”, “I çmenduri” e shumë, e shumë të tjera. Për sa i përket trofeve më i miri është ai që më ka dhënë publiku gjatë gjithë karrierës sime. Si trofe zyrtare do të përmend në konkurrimet e estradave në vitin 1994, ku jam vlerësuar nga juria si aktorja më e mirë e vitit. 

Një kalim galopant, nga Berati në Estradën e Tiranës? Cili ishte kolektivi që gjete në Tiranë? Kush ishin aktorët kryesorë/ Kush të përkrahu më shumë? A ngjalle xhelozi?

Kalimin në estradën e Tiranës do ta quaj vlerësim artistik, përgjegjësi artistike një kolektiv i mirëfilltë profesional me një karrierë të pasur artiske bëhet fjalë për emra si, Vasillaq Vangjeli, Met Bega, Veli Rada, Koço Devole, Vegim Xhani, Xhevair Zeneli. Marjana Kondi, Rita Lati, Agim Bajko etj. Vajtja ime në këtë kolektiv jo vetëm që s’ngjalli xhelozi, por për hatër të së vërtetës unë e kam ndjerë veten shumë të mirëpritur nga ky kolektiv. 

Cilat janë rolet kryesore me Estradën e Tiranës? A u ambientove në këtë estradë?

Oh, rolet janë të shumta, përmend këtu rolet e ndryshme në skeçe të shumta e deri tek rolet kryesore në komeditë vënë në skenë nga regjisore si Haxhi Rama, Osman Mula, Sheri Mita, Kiço Londo. 

Cila ishte dita më e bukur me këtë estradë, po më e vështira?

Ditë të bukura kanë qenë shumë, ishin ditët ku salla nga duartrokitjet e spektatorëve të shumtë dukej se do shembej. Dita më e vështirë…. . dita e largimit nga ky kolektiv. Vitet ¬1990 ishin vitet e ndryshimit të madh. 

Ju jeni prezantuesja e parë e emisionit “Telebingo”, që transmetohej live çdo të diel. Kush ua ofroi këtë rol? Diçka e re, si e përballuat?

Këtë rol (në mund ta quaj të tillë), ma kanë afruar regjisorët e parë të Telebingos, Rikard Ljarja e Pali Kuke, propozim që e prita me shumë dëshirë dhe bashkë me partnerin tim prezantues Robert Citozi u bëmë një dyshe shumë dinjitoze e popullore. 
Kush ishte dita më e vështirë në këtë emision? Kur dhe pse u largove nga “Telebingo”…

Dita më e vështirë. ishte dita kur më njoftuan largimin nga Telebingo, pas një prezantimi prej dy viteve shumë profesional dhe dinjitoz. Dikujt i ra ndër mend të më zëvendësojë. Pra gjërat filluan të bëhen pis. . . të vijnë erë të keqe…. S’jam larguar, por më “zëvendësuan” me njeriun e ri “Semokrat”, “Socialist”, “PD-ist”, “LS-ist” apo vërja emrin vetë…. 

Të kalojmë tek filmi. Sa role keni luajtur në film? Cilët ishin partnerët kryesorë me ju?

Në rolet kinematografike shqiptare jam evidentuar në disa filma e role karakteresh, duke filluar nga viti 1985. FILMA: 1985 (Nxënësit e klasës sime)- 1984 (Në prag të jetës)- 1985 (Dasma e çuditshme)- ¬1986, (Kur hapen dyert e jetës 1986)- Eja¬ 1987 –(Një vit i gjatë)- 1987 “Për pushime në Romë)- 1995 ( Zemër Nëne”. Partnerët në këto filma kanë qenë duke filluar që nga Petrit Malaj, Reshat Arbana, Tinka Kurti, Dhimitër Orgocka, Darling Mamaqi, Ema Ndoja, Pavlina Mani etj. 
¬Cilët aktorë do të përmendni për cilësi në role? Ku je ndjerë më mirë në film apo në estradë?

Do të përmendja Dhimitër Orgockën, Marko Bitrakun, Tinka Kurti, Sotiraq Bratkon, Petrit Malaj, Darling Mamaqi e deri aktorët në filmat komedi, Sejfulla Myftarin, Koço Devole, Agim Bajkon, Met Bega, Vaso Vangjelin, etj. Edhe në filma, edhe në estradë jam ndjerë shumë mirë, nuk i ndaj dot. 

Pse morët nismën për Amerikë dhe si u ndjetë kur morët vizën?

Vendimin për tu larguar për në Amerikë e kemi marrë familjarisht, bashkë me bashkëshortin tim Valin, duke parë se në ç’duar “ustallarësh” ranë fatet tona dhe të fëmijëve tanë, rrezikuam për “better life” një jete më të mirë dhe s’gabuam. Është vendimi më i mirë që kemi marrë në jetën tonë. Marrja e vizës është një nga ditët e mia më të lumtura, pasi do të bashkohesha me Valin që më priste në Amerikë. 
Sigal