Pesë shenjat që ju lumturojnë në shtrat

494
Sigal

Si ta kuptoni a do t’ju kënaqë në shtrat? Ekspertët theksojnë se ekzistojnë pesë shenja të qarta, të cilat lajmërojnë një dashuri të madhe. Nëse dëshironi të jemi të sinqertë, kurrë nuk mund ta kuptoni nëse një mashkull është apo nuk është i mirë në shtrat, deri të flini me të. Mirëpo, ekzistojnë disa shenja që mund t’jua zbulojnë nëse ai do të jetë i duhuri për juve. Ua prezantojmë pesë shenjat që e karakterizojnë një dashuri të zjarrtë.

Agresiviteti

Të dashurit e zjarrtë shpesh janë agresivë dhe nuk kanë frikë ta fshehin atë që mendojnë. Kënaqen me nervozizmin tuaj derisa në mënyrë të hapur ju sjellin rreth gishtit të vogël. Ata dëshirojnë komplimentet dhe vëmendjen dhe nuk do të ndalet derisa ta ndërprisni marrëdhënien me të.

I ftohtë si guri

Tek këta nuk ka nervozë, është i qetë dhe absolutisht i sigurt për përshtypjen që lë tek gratë. Lëviz në atë mënyrë pothuajse posedon gjithë botën. Kurrë nuk humb kontrollin dhe për çdo situatë është i gatshëm të qëndrojë në këmbë. Nëse i pengon diçka, kurrë nuk do ta mund ta vëreni.

Vetëbesimi

Mashkulli, i cili është i mirë në shtrat në çdo moment të rrezaton me vetëbesim. Këtë mund ta shihni në mënyrën se si lëviz, flet dhe sillet me të tjerët. Fjala është për vetëbesimin që shumë lehtë pushton të tjerët, sidomos gjininë femërore.

E kaluara e pasur

Natyrisht, se dashnorët më të mirë kanë të kaluar të pasur, me plot femra, ngase diku i kanë mësuar të gjitha këto. Përvojën e kanë grumbulluar që nga ditët e pubertetit, e tash në ditët e pjekurisë kanë ‘doktoruar’ në temën e gjinisë femërore.

Komunikimi

Meshkujt duan komunikimin, përderisa kënaqet në shoqërinë e femrave. Në një mënyrë, para aktit të shtratit, ai don dashuri me të, në mënyrë verbale. Po ashtu, adhurojnë kur një grua është e vetëdijshme rreth fuqisë intelektuale.