Pëllum Kaloshi, aktori që e ndjek fama

1660
Pëllum Kaloshi është aktori shumë i kërkuar nga regjisorë të ndryshëm si brenda dhe jashtë vendit. Edhe pse nuk ka bërë akademinë e arteve Pëllumi ka një lojë aktoreske shumë të shkëlqyer. Tashmë është duke luajtur në filmin më të ri që pritet të dalë së shpejti me titull “Dashuria s’mjafton”, me regjisor Drilon Hoxhën, ku po luan në mënyrë profesionale dhe mendohet që do jetë një rol shumë i pëlqyer nga publiku. Aktori Pëllum Kaloshi edhe pse me një moshë shumë të re ai ka luajtur edhe një film tjetër me titull “Pit Stop Mafia” në vitin 2014 me regjisor Fatmir Koçi, por rolet për Pëllumin vazhdojnë edhe me disa komedi që kanë bërë dhe janë duke u bërë me regjisoret më të mirë. Pëllumi e ka shumë pasion aktrimin dhe i jep ngjyra shumë profesionale roleve që i besohen nga regjisoret. Pëllumi gjatë bisedës që ne patëm na thekson, që kurrë nuk do e lërë aktrimin, përkundrazi sa do vije dhe do të investojë më shumë rreth roleve të tij në film, dramë, aksion, komedi etj. Aktori Kaloshi rrëfen dhe thekson, që rolet për të janë si gishtat e dorës dhe nuk është se ka vetëm një preferencë. Ai shprehet që një aktor i mirë aq më tepër një aktor amator duhet t’i luajë të gjitha rolet që i caktohen nga regjisori. Pëllum Kaloshi përveç aktrimit ai ka shumë pasion dhe biznesin, pasi aktualisht përveç roleve që i besohen vazhdimisht nga regjisorët ai merret edhe me tregtimin e makinave madje na premton që së shpejti do të luajë edhe një film me aksion makinash. Pëllum Kaloshi vjen nga qytet i vogël i Shqipërisë siç është Peshkopia, nga fshati Sinë që pretendohet që është dhe vendlindja e Skënderbeut. Ka ikur që i vogël në emigrim dhe tashmë i është përkushtuar kinematografisë shqiptare dhe biznesit të shitjes së makinave. Pëllumi me të gjithë aktorët që ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe miqësore, madje dhe kohën e lirë e kalon duke biseduar për filmat që në të ardhmen dëshiron të luajë. Aktori Kaloshi shprehet se kinematografia për të është një pasion që në moshë të vogël që i buron nga shpirti. Kaloshi edhe pse në moshë të re duket që do jetë një yll në ngjitje për sa i përket pasionit te tij kinematografisë. Për pak ditë pritet të dalë edhe filmi “Dashuria s’mjafton” që do të shfaqet dhe në kinematë shqiptare, ku Pëllumi ka pasur një rol shumë të bukur dhe për më shumë na premton se do të jetë surprizë për publikun dhe shikuesit. Pëllum Kaloshi është aktori amator që fama po e ndjek pas çdo ditë e më shumë dhe së shpejti, siç na thekson në mirëbesim, do e takojmë në shumë projekte madhore, të cilat do të jenë edhe jashtë Shqipërie.
Sigal