Olta Boka merr unazë me gurë diamanti dhe zafiri

1102
Këngëtarja Olta Boka ka sot një arsye më shumë për të festuar. 24-vjeçarja pak ditë më parë festoi përvjetorin e ditëlindjes, ndërsa sot ka festuar përfundimin e studimeve të larta.
Prindërit e Oltës, ashtu siç do ndihej çdo prind, e kanë përjetuar me shumë entuziasëm këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e vajzës së tyre dhe i kanë dhuruar kësaj të fundit një unazë me gurë diamanti dhe zafiri.
Olta e ka vlerësuar shumë këtë gjest nga ana e prindërve duke theksuar se ‘dhurata më e shtrenjtë që ka marrë prej tyre, është dashuria’. 
“Dhurata me e shtrenjte qe kam marre prej prinderve te mij ka qene perhere dashuria e tyre. Ne nje periudhe shume te rendesishme te perfundimit te studimeve te mija, ata zgjodhen qe kete moment te ma shenjojne me kete unaze! Pertej vleres se saj ajo mbart kenaqesine dhe krenarine e tyre per mua! Sa do te doja qe neser te isha me femijet e mij te pakten sa gjysma e tyre me mua! Do jem giithmone ne kerkim te shperblimit per ta! Per gjithe jeten time!”- shkroi Olta krah fotos së postuar në Instagram. 
Sigal