Kërcënojnë se do të hidhen nga pallati 20 persona, kanë 8 muaj pa drita

448
TIRANË- Banorët e ish -Institutit Bujqësor në Kamzë kanë protestuar sot për mungesën e energjisë elektrike. 20 prej tyre kërcënojnë se do të hidhen nga tarraca e nje godine 4-kateshe ku gjenden prej gati ore.
Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë për ndërprerjen e enrgjisë elektrike. Shumica e tyre që deklarojnë se do të hidhen nga tarraca e pallatit janë fëmijë, madje ata kërcënojnë se do të digjen me bezinë. Njera nga protestueset sipas pamjave kercenon se do te hidhet nga ndertesa teksa mban ne krahe nje femije, por dyshohet se gruaja eshte duke perkundur nje kukull.
Në këtë zonë janë 400 familjet të cilat janë në mungesë të energjisë elektrike. Ndërkohë ata kanë shpjeguar se nuk janë debitorë ndaj shtetit. Në vendgjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilët po kërkojnë të mbajnë ngjarjen në kontroll, pasi te shumte jane ne numer edhe banoret qe qendrojne poshte godines. 
Në foto: Banorët që kërcënojnë me hedhje nga pallati në Kamëz 
Sigal