U bënë rreth katër vjet që OVP- të LANÇ vuan nga një “sëmundje” e padëgjuar në dekada, e cila ka si mision mbrojtjen dhe ngritjen lart të vlerave e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe ruajtjen si sytë e ballit të simboleve të saj. Mirpo ndodhi ashtu si “papritur” që drejtimn e saj e morën persona, të cilët nuk i lidhte e as i lidh ende asgjë me LANÇ e për më tepër të jenë të përlyer, figura të cilët, me apo pa qëllim, nxitën frymën e përçarjes, të përzgjedhjes në organet drejtuese të elementëve, që mund dhe janë përdorur për interesa vetiakë apo më saktë, për t’u pastruar nga mëkatet në jetën e tyre privatë në kurriz të autoritetit të kësaj Organizate me emër të madhe.

Janë bërë përpjekje të vazhdueshme, nga baza dhe në qendër, për t’i dhënë OVP- të LANÇ autoritetin që meriton, por për fat të keq pa rezultat. Kulmi i qëllimeve keqdashëse dhe të “orjentuara” për t’i mbyllur llogatitë e shkatërruar Organizatën, ishte shkarkimi i Kryetarit të Komitetit të OVP- të LANÇ, vetëranit Prof. Hulusi Hako. Ky akt i padëgjuar është pritur me indinjatë dhe me revoltë nga OVP të Bashkive në vend. Madje janë bërë prononcime të forta, duke filluar nga Durrësi, Puka, Kruja, Dibra, Mati, Kurbini, Malësi i Madhe, Bulqiza, Librazhdi, Divjaka, Tepelena, Vau i Dejës etj., e që këto deklarata e pedicione janë shpërndarë në mbarë vendin, duke përfshirë edhe Komitetin Kombëtar.
Së fundmi e mori fjalën Vlora. Sot OVP -të LANÇ të kësaj Bashkie mbledh Konferencën e saj të jashtëzakonëshme për të bërë një analizë me themel të gjëndjes dhe pas kësaj të zgjedhë Organet drejtuese, duke filluar nga Komiteti, Kryesia, N/kryetarët, Sekretarin dhe Kryetarin e Komitetit. Ky i fundit. Shoku Fetya Xhemali, është një nga veteranët me kontribute të mëdha dhe të vlerësuara në sy të të gjithë anëtarësisë.

Por kjo Konferencë e jashtëzakonëshme e Vlorës ka marrë përsipër të ndryshojë dhe të sjellë një frymë të re në drejtimin e OVP- të LANÇ në mbarë vendin, duke e shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Jo pa qëllim aty sot marrin pjesë autoritete të larta siç janë dy deputetët Ardit Bido e Tërmet Peçi si dhe kryetarja e Bashkisë zonja Brunilda Mersini. Aty do të jenë pjesmarrës edhe Kryetari i Komitetit Kombëtar, veterani Prof. Hulusi Hako, ish deputeti Spartak Braho, N/kryetari Kristaq Prifti, Av. Genc Llakaj, 5 Veteranë të UÇK-së me në krye Kolonel Dilaver Goxhaj, Sekretari i Komitetit të OVP -të Pukës : Ndok Seferaj, Kryetarja e Divjakës, Rajmonda Rista, dhe shumë veprimtarë të shquar nga Tirana që kanë luftuar pa u lodhur për të ndryshuar gjendjen në OVP- të LANÇ. Disa nga dejtuesit e kësaj Organizate në rrethe do t’i drejtohen Konferencës së jashtëzakonshme të Vlorës me mesazhe mbështetëse e inkurajuese për ta çuar këtë nismë deri në fund, për ta spastruar Organizatën nga çdo element pa identitet, pa merita dhe të molepsur e të diskredituar në sy të antarësisë.


















