Nga Mesi te Ibrahimoviç, kur femrat” bëjnë ligjin!

612
Sigal

Edhe më të mëdhenjtë kanë nevojë për një bashkëshorte në krahët e tyre për t’i ngushëlluar në momentet jo të mira të karrierës së tyre, por edhe në streset ditore. Shumë i njohim, shumë të tjera më pak, por ato të kampionëve janë në kopertinat e revistave të ndryshme të modës, duke qenë se zakonisht, “Big”-ët zgjedhin ajkën për të mbajtur përkrah. Por, nuk është ky rasti i Lionel Mesit, që çuditërisht është njohur me bashkëshorten që ka edhe sot dhe me të cilën ka një djalë, që e ka quajtur Tiago. Quhet Antonela Rokuco dhe ka origjinë italiane. Modele argjentinase, por një fytyrë ëngjëllore. Në Barcelonë e përshkruajnë si një person tepër të qetë dhe të ëmbël, por shumë të respektuar. Natyrisht, format e saj janë seksi, edhe pse për Mesin kjo nuk është përparësia, duke qenë se ai s’mbahet fort për një person i cili i jepet jetës së natës, qejfeve dhe shumë gjërave të tjera që kanë të bëjnë me shfaqjen në publik. Dhe, fakti i ndodhur vite më parë me Argjentinën dhe pallatin e famshëm ku kishte shtëpi ylli i Barcelonës është domethënës. “Mesi luante play station me vajzat, ndërsa ne të tjerët bënim orgji”, do të rrëfente një futbollist që e mbajti veten sekret, në kohët e grumbullimit me Kombëtaren. Por, nga Mesi te Ronaldo ka një diferencë super të madhe, të paktën për sa i përket aventurizmit dhe të qenurit “playboy”. Kristiano ka ndërruar deri tani më shumë se 20 të dashura dhe të gjitha të famshme për sa i përket botës së “gossip”. Por, duhet të vinte modelja ruse, Irina Shajk, që të frenonte pasionet e yllit të Real Madridit, pasi duket se 27-vjeçarja jo vetëm që ka bërë për vete plotësisht portugezin, por edhe e ka “detyruar” që ta martojë. Celebrimi do të vijë shumë shpejt, ndërsa Irina ka rënë dakord që të mbajë edhe fëmijën që Ronaldo ka me të famshmen kameriere kaliforniane. Kristiano tashmë duket se është bërë më serioz dhe fakti që kudo që shkon prezantohet me Irinën do të thotë shumë. Nga dy yjet e momentit dhe rivalët e “Topit të Artë” në këto pesë vitet e fundit, historia kalon te Toti dhe Ilari Blazi. Kapiteni dhe idhulli i Romës, por edhe një nga flamujt italianë të mbetura në futboll, ka dy fëmijë me bukuroshen romane, e cila aktualisht është prezantuese Tv, ndërsa shumë vite më parë ishte vetëm një velinë, që bëri për vete mesfushorin, i cili mbeti i mahnitur kur e pa në TV. “Ajo grua më bëri për vete dhe menjëherë mendova që duhet ta merrja”, do të deklaronte më vonë Françesko Toti në një intervistë. Ndërkaq, historia e Helena Seger dhe Zlatan Ibrahimoviçit është edhe më e vjetra. Në fakt, çifti në fjalë ka 11 vjet bashkë dhe kanë trë fëmijë. Por, kurioziteti qëndron në faktin se ajo është shumë më e madhe se gjiganti i PSG-së dhe ish i shumë skuadrave të mëdha. Plot 11 vjet diferencë. Nuk mund t’i mungonte kësaj liste Silvi Van der Vart, aktorja bukuroshe e martuar me Rafael Van der Vart, futbollisti i Hamburgut. Kohët e fundit, çifti ka pasur shumë probleme, por i kanë zgjidhur dhe janë pajtuar.

  Helena

 Ibrahimoviç është martuar prej 11 vjerësh me Helena Seger, aktorja dhe modelja suedeze që është më e madhe se gjiganti i PSG-së pikërisht po kaq vjet

 Antonela

Bashkëshortja e “pleshtit”, Antonela Rokuco nuk është fort e njohur, por ka ditur të bëjë për vete katër herë fituesin e “Topit të Artë”

 I korruptojnë me tre prostituta, gjyqtarët libanezë përjashtohen

 Skandal dhe korrupsion me “drita të kuqe” në AFC Cup, që është ekuivalentia e Europa League në Europë. Agjensia e antikorrupsionit të Singaporit ka zbulur se treshja e gjyqtarëve e ndeshjes mes skuadrës indiane East Bengal dhe Tampines Rovers e Singaporit është korruptuar nëpërmjet marëdhënie seksuale me tre prostituta. Gjithçka e ndodhur një ditë përpara takimit, që ka sjellë kështu edhe fitoren e ekipit indian 4-2, me vendime shumë të dyshimta dhe duke dhënë edhe penallti për ekipin vendas. Gjyqtari, libanezi Ali Sabagh dhe asistentët e tij janë përjashtuar. Por, nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në këtë Kupë, e cila ka disa vjet që zhvillohet. Në fakt, përpara një viti, një skandal i ngjashëm ndodhi gjatë një takimi po me ekip indonezian, por në atë rast nuk ishin të përfshira prostituta, por një valixhe me para, e cila ishte dërguar në dhomën e gjyqtarëve. Femrat, sidomos, janë edhe malli më i madh i konsumit në të tilla kompeticione, duke qenë se bëhet fjalë për shumë ndeshje.

   Në Suedi, lojtarët goditen me dardha

 Ndeshja mes Djugarden dhe Mjallby, e vlefshme për kampionatin suedez, u ndërpre pas sjelljes së pahijshme dhe të dhunshme të tifozëve vendass, të cilët goditën futbollistin mik, Gbenga Arokoyo me një dardhë, duke e lënë edhe disa sekonda në tokë, pa frymë dhe në gjendje shqetësuese. Në fakt, tifozët vendas kanë hedhur në fushë edhe fruta të tjera, por sidomos shishe birre. Gjyqtari menjëherë ka ndërprerë ndeshjen dhe kjo ka irrituar tifozët që kanë vazhduar të hedhin gjëra në fushë.

 Tifo dhe dhunë, Argjentina prezanton fundjava terrori!

 Nëse jeton në Argjentinë, atëherë duhet të jesh medoemos tifoz futbolli, edhe pse shumë mendojnë se Brazili është toka e premtuar për sa i përket topit. Vetëm në talent, që “furnizon” një botë të tërë me futbollistë, por për sa i përket shkallëve të stadiumit, në vendin nga vjen Leo Mesi dhe shumë të tjerë, stadiumi është diçka e shenjtë, si një shtpëi, të cilën shpesh e ruan edhe duke përdorur dhunën dhe… armët. Kopa Libertadores është një nga evenimentet të cilat shpesh shihen si rivaliteti i vërtetë mes ekipeve të Amerikës Latine, nga Uruguaji-Paruaguaji në Argjentinë-Brazil, Peru-Bolivi e Meksikë-Kolumbi. Ka shumë motiv për dhunë, por le të ndalemi tek Argjentina, aty ku në stadiumet e Aperturës dhe Klauzurës, ndeshjet “big” janë një kaos i vërtetë. Një fundjavë, sidomos, në rrugët e qyteteve kryesore, por sidomos në Buenos Aieres, aty ku edhe policia e ka të vështirë të mbajë të ndarë grupimet e tifozëve dhe shpesh nxjerr armër për të bërë këtë gjë, pa harruar edhe tymuesit apo gaz lotsjellës. Një problem madhor në Argjentinë, që shpesh ka detyruar edhe pushtetarët t’i kushtojnë vëmendje në parlament, duke diskutuar dhe dekretuar ligje të ndryshme.

 Dje çifti më i bukur, sot të tradhtojnë

 Një vit më parë, ata të dy ishin çifti më i bukur i ekraneve, sidomos ajo. Silvi dhe Rafael Van der Vart ishin ata tek të cilët nuk do të të shkonte kurrë mendja se mund të ndaheshin. Dhe, në krahun e tyre rrinte gjithmonë një femër, brune, pikërisht gjermania, me origjinë turke, Sabia Buhlaruz. Kjo e fundit është shoqe e ngushtë me Silvin dhe, sigurisht që ato të dyja, së bashku rrinin thuajse gjithnjë, aq më tepër kur Rafael luante në Angli, tek Totenhami. Dhe, rikthimi i tij në Gjermani, pikërisht tek Hamburgu, që ndodhi për shkak të Silvit, e cila e kërkoi me ngulm bashkëshortin e saj, ndodhi vetëm që ai, Rafael, të qëndronte sa më pranë të shoqes së tij. Por, në festën e vitit të Ri 2013, kur çifti dhe të gjithë të njohurit ishin në prag të festës dhe po prisnin ndërrimin e viteve, vjen edhe çudia. Silvi me Rafael nisin të ulërasin dhe të fyejnë njëri-tjetrin, derisa Rafael, në nerva e sipër e godet Silvin në mes të të ftuarve. Kaq ishte. Topmodelja holandeze kërkon divorcin, të cilin e merr menjëherë nga ana e Rafael. Tani, pas vetëm katër muajve nga ndarja e tyre, Rafael Van nder Vart, ka pranuar se ka rënë në dashuri me Sabia Buhlaruz. Jo vetëm një femër tjetër, por shoqja më e ngushtë e Silvi Va nder Vartit! Pra, të biesh në dashuri  me shoqen më të ngushtë të ish-gruas. Diçka me të vërtetë e çuditshme. “Gjëra të tilla ndodhin dhe unë me Rafaelin njihemi prej kohësh”, ka thënë Sabia. “Silvi nuk mendoj se e ka problem diçka të tillë. E di e kam shoqe të ngushtë”, ka përfunduar vajza. Po, shumë shoqe e ngushtë!

  Francë, ultrasi bëhet president

 Në përshëndetjen e tretë të mbetur pa përgjigje, e goditi me bërryl. Një lëvizje kaq e shpejtë dhe befasuese, saqë edhe një gjigant si Zlatan Ibrahimoviç u gjend i papërgatitur. Kjo pasi suedezi nuk kishte zbritur ende në fushë dhe ai që i dha goditjen e palejuar nuk ishte një futbollist, por një njeri gjysmë i moshuar, shtatshkurtër dhe që është president i Valensien, skuadrës së Ligue 1 në Francë. Po flasim për Zhan-Rajmond Legrand, ish ultras, i nisur nga asgjëja për të kurorëzuar ëndrrën e një jete: të shohësh ndeshjet e skuadrës së zemrës nga tribuna e nderit. Ai që djalosh në stadium futej pa biletë. Legrand është i gatuar në këtë mënyrë, nuk do t’ia dijë për asnjë dhe anekdota mbi Ibrahimoviç tregohet nga revista “Soo Foot”. Presidenti thërritet “bullafiq” nga kapiteni i skuadrës dhe ecuria e jetës së tij është e pazakontë dhe ajo e shumë djemve që në vegjëli kanë lënë shkollën. Pikërisht kështu, edhe Legrand i braktisi studimet që 16 vjeç. “Nuk isha për atë punë”. Më mirë të ndihmosh familjen në lokalin e shtëpisë, duke e hapur në 4 të mëngjesit për peshkatarët që vinin. Më pas, zanati i xhamaprerësit dhe magazinierit, deri sa të bëhej drejtor dhe në fund sipërmarrës siderurgjik dhe duke shpëtuar firma në krizë. Një biznes për tipa të shkathët si Legrand, i motivuar për një ëndërr: të shohë ndeshjet e Valensien si një Vip i vërtetë. Ëndrra lindi kur, pa para, futej në stadium nga një kalim i fshehtë: “Pjesën e parë qëndroja me tifozët, të dytën në tribunën Vip”. Pra, lëvizje ultrasi që në 2006 bëhet aksioner i klubit dhe në 2011 president. Gruaja e tij s’ishte dakord, por Legrand nuk heq dorë nga ëndrra dhe ndërton një stadium nga më të bukurit në Francë, i përuruar në 2011. Dhe, Valensien ka siguruar mbijetesën dhe mendon për gjëra të mëdha, ndërsa presidenti në tribunë bën tifozin: “Nuk qëndroj dot në një vend. Lëviz dhe bëj tifo”.