Nesër do të lexoni/ Kongresi i Drejtshkrimit dhe Diaspora

609
Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.
Në nderim të veprës së Prof. Kostallarit në 95-vjetorin e lindjes 
Gjuha shqipe “sa e bukur , sa e vlerë” është thesari më i çmuar, ADN-ja e kombit shqiptar.
Kongresi i Drejtshkrimit, që u mbajt në Tiranë më 1972, me vendimet që mori, përcaktoi kriteret për normalizimin e saj drejtshkrimor, bazat e gjuhës letrare kombëtare. Kongresi ishte kurorëzim i një punë të gjatë, të gjithanshme, të planifikuar shkencor dhe të zbatuar me një metodikë të hollësishme. Në krye të gjithë këtij procesi gjuhësor e menaxhues i saj ishte profesori i talentuar, Androkli Kostallari. Prof. Kostallari ishte drejtor i Institutit të Gjuhësi-Letërsisë dhe njëherazi dhe shef i sektorit te Leksikologjisë. Ky sektor u bë arkivi dhe laboratori i grumbullimit dhe përpunimit shkencor metodik të mijëra e mijëra fjalëve, që u volën nga librat, revistat, shtypi i kohës . U organizuan ekspedita kërkimore gjuhësore në të gjitha krahinat e fshatrat e Shqipërisë për të mbledhur fjalët e panjohura nga goja e popullit. E gjithë kjo veprimtari shkencore solli në krijimin e Kartotekës së fjalëve shqipe, që llogaritej të ishin afërsisht një milion e gjysmë fjalë. Kjo pasuri e pazakontë gjuhësore u shërbeu studiuesve tanë si “bankë”dhe mundësi e gjere për studime dhe hartimin e një programi shkencor për mbajtjen e një kongresi, që do të diskutonte dhe miratonte parimet e gjuhës së njësuar. Profesor Androkli Kostallari ishte arkitekt i këtij Kongresi Historik Gjuhësor. Ai u luftua për së gjalli nga njerëz ambiciozë dhe mendjengushtë. Kjo luftë vazhdon gjer në ditët tona kundër akademik Androkli Kostallarit për rolin drejtues në mbajtjen dhe suksesin e Kongresit të Drejtshkrimit. Pas vitit 1990 me vendosjen e pluralizmit demokratik pati gazeta, revista, intervista etj, që arritën gjer aty, sa që gjuhëtarët e shquar, të cilët morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit u cilësuan si “talebanët e gjuhës shqipe” e në radhë të parë e kishin fjalën për prof. Androkli Kostallarin. Shqiptarët mërgimtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndoqën me një vëmendje të veçantë dhe me gëzim punimet dhe vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit mbajtur në Tiranë më 1972, pavarësisht se nga politika e izolimit të plotë të Shqipërisë, nga bota kapitaliste perëndimore. Në këto rrethana politike të izolimit të errët të vendit, Diaspora shqiptaro-amerikane nuk pati të pranishëm dhe as përfaqësues në këtë ngjarje të shënuar shkencore kombëtare. Ajo e shprehu mendimin dhe qëndrimin e vet kryesisht me anë të profesor Peter Priftit dhe prof. Arshi Pipës. Prof. Arshi Pipa botoi librin “Politika gjuhësore në Shqipërinë socialiste” (Nju Jork, 1989), në të cilin shpalos gjerësisht pikëpamjet dhe tezat e veta, kundërshtimin për gjuhën e njësuar shqipe, të miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Çështjeve të gjuhës shqipe, e veçanërisht mospajtimit me gjuhën e njësuar zoti Pipa i kushtoi një periudhë të gjatë të veprimtarisë së vet studiuees dhe publike. Madje kur erdhi në Shqipëri pas vendosjes së pluralizmit demokratik, ai u tregua tepër aktiv me deklarata, konferenca, kumtesa, intervista etj, kundër gjuhës së njësuar, të cilat e bënë mjaft të njohur në Shqipëri, Kosovë e Diasporë. Profili gjuhësor dhe aktiviteti i zotit Pipa në këtë lëmë është e habitshme që u la në harresë, u anashkalua në përkujtim të 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Në dy gazeta, “Panorama” (20 korrik 2017) dhe “Telegraf” (26 korrik 2017, f. 19) në artikullin e zotit Shpend Topallaj nuk thuhet asnjë fjalë për kontributin e zotit Pipa në debatin për gjuhën e njësuar. Prof. Petër Prifti, bashkëpunëtor i ngushtë i Fan Stilian Nolit, profesor “Emeritus” i Universitetit të San Diegos dhe bashkëpunëtor i albanologut të shquar amerikan Leonard Newmark, botoi studimin…
Sigal

Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf