Nëse doni fëmijë të zgjuar, pini këto vitamina gjatë shtatzanisë

8538
Sigal

Gratë që marrin një multivitaminë gjatë shtatzënisë mund të rrisin koeficientin e inteligjencës së fëmijëve, të barasvlershme me një vit të tërë shkolle, ka zbuluar një studim i ri.
Hulumtuesit shkencorë thonë se këta fëmijë kanë një avantazh më të “dukshëm” se bashkëmoshatarët e tyre gjatë moshës 9-12 vjeç.
Efekti është edhe më i madh tek fëmijët e lindur nga nënat anemike, të cilat marrin tablete të hekurit gjatë shtatzënisë.
Suplementi përmirëson një pjesë të kujtesës afatgjate, që është e rëndësishme për performancën akademike të fëmijës dhe jetën e tij të përditshme.
Ajo lidhet ngushtë me aktivitete si leximi, aritmetika, të folurit, të shkruarit, të mësuarit, rregullat dhe kategoritë.
Në studim u përfshinë më shumë se 31 mijë femra, gjysma e të cilave morën një multivitaminë me 2 pilula në ditë, që përmbante hekur, acid folik, zink, selen dhe vitaminat B, D dhe E.
Grupi tjetër mori një tablet që përmbante vetëm hekur dhe acid folik.
Të dy këto pilula u morën gjatë shtatzënisë dhe për 3 muaj pas lindjes.
Fëmijët, nënat e të cilëve morën multivitamina çdo ditë, performuan më mirë në teste shkollore për moshat 9-12 vjeç, si dikush që ishte 6 muaj më i madh, mamaja e të cilit kishte marrë tablete vetëm me hekur dhe acid folik gjatë shtatzënisë.
Për nënat që kishin qenë anemike gjatë shtatzënisë, diferenca ishte gati 1 vit.
Studimi, i kryer tek familjet indoneziane – zbuloi se prindërit e lumtur dhe të edukuar luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimin mendor të fëmijës.
Rezultatet e këtij studimi janë publikuar tek revista “Lancet Global Health”dhe janë përfshirë hulumtues shkencorë nga e gjithë bota, përfshirë edhe ata nga Universiteti Lancaster, në Angli.