Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane Carrie Fisher

543
Është ndarë nga jeta aktorja me origjinë amerikane Carrie Fishe, e njohur nga të gjithë si “Princesha Leia’ në serinë ‘Lufta e yjeve’. Mësohet se Fisher ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Los Angelos.
BBC shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta të aktores u dha nga një zëdhënës i familjes për revistën People. Të njëjtat burime bëjnë me dije se aktorja, 60 vjeç, pak ditë më parë kishte pësuar një atak në zemër teksa ishte në bordin e një avioni nga Londra për në Los Angeles. Fisher vuante prej kohe nga varësia e drogës dhe sëmundje mendore.
Ajo kishte pohuar vetë se merrte hashash që në moshën 13 vjeç, përdorte LSD kur ishte 21 dhe u diagnostikua për herë të parë si bipolare në moshën 24 vjeçe. Carrie Fisher ka luajtur në filmat “Shampoo”, “Austin Poëers”, “The Blues Brothers”, “Charlie’s Angels”, “Hannah and Her Sisters”, “Scream 3” dhe “Ëhen Harry Met Sally”.
Sigal