Persona të armatosur në Irak, rrëmbejnë një gazetare

416
Sigal

Autoritetet e Irakut thonë se persona të armatosur e
të paidentifikuar kanë depërtuar me dhunë në shtëpinë e një gazetareje dhe e
kanë rrëmbyer atë. Gazetarja, Afrah al-Qaisi, një kritike e rreptë e
institucioneve qeverisëse dhe e korrupsionit në këtë vend, dje ishte rrëmbyer
në shtëpinë e saj në kryeqytetin Bagdad.

Disa orë më herët, ajo e kishte publikuar një
artikull në të cilin ka shprehur shqetësim se grupet e armatosura në Irak po
veprojnë pa u frikësuar nga ndëshkimi. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi,
ka urdhëruar që forcat e sigurisë të zhvillojnë hetime për këtë rrëmbim dhe të
bëjnë “çdo gjë të mundur” për ta shpëtuar atë.

Ministria e brendshme e Irakut sot ka njoftuar se e
ka formuar një ekip për ta shqyrtuar rrëmbimin e gazetares al-Qaisi. Iraku
është në mesin e vendeve më të rrezikshme për gazetarët.