Muharrem Kamani: Përmeti dhe grupi folklorik i Malëshovës

984
Sigal

Përmeti, grup polifonik të këngës labe, kishte vetëm polifoninë malëshovite

Poeti këngëtar i grupit folklorik të Malëshovës

Nga Muharem Kamani

Rustem Shehaj u lind në 20shkurt 1953,  në fshatin Leskaj të krahinës së Malëshovës. Arsimin  8-vjeçar e kreu  në vendlindje, në shkollën “Shaqo Tafani”. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin  “Sejfulla Malëshova” Këlcyrë. Me përfundimin e shkollës së mesme kreu shërbimin  ushtarak  në repartet e kufirit në Peshkopi. Ishte aktivist shoqëror dhe kreu detyrën e sekretarit të rinisë. Për punë të mirë shkruajti revista “Në shërbim të popullit”  dhe “10 Korriku”. Mbas përfundimit u kthye në vendlindje dhe u angazhua me aktivitete kulturore dhe pasioni më i madh ishte kënga labe me grupin e Malëshovës. Në vitin 1974 ka incizuar për herë të parë në Radio Gjirokastër . Marrëse e këngës  ishte Minevere Korro nga Kalaja.Unë ia ktheja me prerës. Në vitin 1976, vazhdoi  shkollën profesionale  në qytetin e Korҫës. Mori kualifikimet në Korҫë për mekanik, traktorist, zetorist, dhe kombanjer. Me mbarimin e shkollës punoi  zetorist në SMT-në  në qytetin e Përmetit, ku punoi për 15- vjet rresht.Nga vitet 1970 deri në vitet 1990, nuk u shkëput për asnjë ҫast nga kënga labe. Në ҫdo concert  të këngës labe  ishte i pranishëm. Përmeti grup polifonik  të këngës labe  kishte vetem polifoninë malëshovite dhe për këtë punë të devotshme, u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor,  me Urdhërin “Naim Frashëri”-  Klasi i pare, si intepretues dhe solist i përkryer i këngës labe në festivalin e Gjirokastrës në vitin1983,  ku me grupin e Përmetit u vlerësua me ҫmimin e tretë të Festivalit. Mbas vitete  ’90,  transferohet me vendbanim në qytetin e Sarandës, ku punoi  në policinë  shtetërore dhe private për 14- vjet. Iu krijua mundësia që të punësohet në bashkinë e Sarandës,  ku u lidh me grupin e qendrës kulturore.  Dhe pse i larguar  nga vendlindja,  asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me të dhe populli i krahinës e ka pagëzuar, bilbili i Malëshovës. “Për këto arritje, falenderoj  Zotin, gjyshin Servet Meto, si mjeshtër i këngës dhe valles  në fshatin Leskaj. Dhurata tjetër ështe nëna dhe babai që m’i ngarkuan me vete bejtet dhe këngët popullore. Nuk mund të rri pa përmendur organizuesit dhe përgjegjësit e kulturës si, Jano Keqi, për grupin e vajzave të Malëshovës,  Shyqyri Selimi, Përparim Shehu, Guri Ҫoka, Demir Liҫe, Sadete Pupo Meta etj., dhe më vonë përgjegjësin e cultures,  Josif Qyra, të cilët punuan me mish dhe me shpirt për polifoninë Malëshovite”. Ai falenderon dhe shpreh mirënjohjen për ata që kanë kontribuar për arritjet e tij në fushën e artit si, Sulltana Meto, Fotini Todhe, Violeta Kaҫi, Mina Tyto, Valentina Meshini, Selvi Ҫato, Olimbi Dhimuli, Fatime Sina, Samuil Kaҫi, Safet Këllëҫi, Agim Ҫela, Mihal Meshini, Jorgo Meshini, Xhemile Korro, Muharrem Korro, Ҫobo Grilli  si ndihmës të teksteve Hajdar Ҫafkën, Ligor Jonuzi, Rrapo Këllëci, Niko Tyto etj. “Të larguarit nga jeta qofshin të paharruar, kurse për të tjerët shpreh nga thellësia e zemrës për mua, si bilbilin e këngës, janë krenaria e rrethit të Përmetit dhe duartrokitja e zemrave për polifoninë malëshovite”.

Thëllëzë e Dhëmbelit.

Moj sqepkuqja gushëbardhë

Syri laraman me pika

Prej foles time ke ardhë

Dhe më kritikon që ika

 

Më fal thëllëzë e stërrallit

Sot jetojmë kohë të tjera

Unë për ty digjem prej mallit

Ndaj nuk shihemi nga hera

Për vendin folenë tonë

Jam përherë  i përmalluar

Zagori e Malëshovë

Me askënd s’e kam ndërruar

Tek ti më ka sjellë behari

Më pëlqejnë ligjet e tua

Më presin me mish manari

Ndënë rrap atje në krua

Ti më del më pret përpara

Gjithë këngë – e gjithë gas

Unë heth hapat nëpër ara

Dhe mbush shpirtin me tallaz

Kur ka diell dhe zë vapa

Kërkojme gurra burime

Si dikur të ndjek nga mbrapa

Dashuri e zemrës sime

Ngjyrë e kuqe sqep e këmbë

Që derth këngët mbi Dheëmbel

Të dy se ndërrojmë vende

Për atje shpirti na del

O lashtësia ime

Oh.. sa dua t’ju puth,t’ju përqafoj fort
O gurët e themelit
O lashtësia ime që s’arrihet

Ju jeni pasqyra ime, ju jeni kombi im
Në shekuj ka flijuar heronj ndoshta dhe ka rënë
Por me mendje, me shpatë, si shqiponja, ka ditur të ngrihet

Vajza malëshovite

Vajza malëshovite
Thëllëza mitare
Punoni këndoni
Sipër në ato male

Sipër në ato male
Punoni këndoni
Prina bandill prina
Çobanit i thoni

Prina se do vimë
Tek shtrunga e stanit
Dhentë të të ngasim
Me king të fustanit

Nënës

Dashuri dhe përkëdhelje
Nënë më fale një jetë
Si trëndafili në çelje
Aroma jote ka mbetë

Me mendje prej dijetari
S’më le kurrë të gaboj
Të ndriftë shpirti dhe varri
Portreti që s’të harroj

Ju ikët kur çelin lulet
Ndaj do kujtohi përherë
Biri juaj u përulet
Me respekt në çdo pranverë

Kur vjen pranvera

Shtrirë lëndinave më erdhe pranverë
E ҫele çdo zemër, derë e fole
Natyrën zbukurove ti si përherë
E faqen ia ndërrove të bukurit dhe

Ju sollët manushaqen dhe trëndafilë
Ngarkove pyllin të gjithë në gjeth
Prej teje dëgjova thëllëzë e bilbilë
Shpirti kënaqet nga pamja përreth

Njerëzit përhapur punojnë si bleta
Zile-këmborë lule, blerim
Nga ju pranverë merr kuptim jeta
Dhe zemrat falin dashuri e gëzim

Dëshirë

Varrin nuk e doja,
Një libër të kisha,
Më shumë do të rroja,
Dhe i gjallë do isha

Ҫajup do vete

Rreth e rrotull vetëm male dhe kodrina
Sipër shkëmbit sheh larashë e gjeraqina
Ndënë to retë e bardha shall në gushë
Bëhet fjalë për Ҫajupin për një fushë

Kur vjen prilli kur vjen maji në ato vende
Habitesh me bukuritë atje çmende
Të rrek syri veç kullota stane tenda
Sofër shtruar, i thonë mikut bujrum brenda

Nga karakolli në qafë bratit rrëzës
Dëgjon këngët e bilbilit dhe thëllëzës
Në Çajup prapë do vete me të tjerë
Do ta ve shpirtin në gjumë çdo pranverë

Përgatiti për botim:  Muharem Kamani