Mesazhi emocionues i Vin Diesel për Paul Walker: Shpresojmë të të kemi bërë krenar

605
Vin Diesel nuk mundi të harronte ish-mikun e tij Paul Walker, teksa pranoi çmimin “Generation Award” për filmin The Fate of the Furious 8, në ceremoninë MTV Movie në Los Anxheles mbrëmjen e djeshme.
49-vjeçari doli në skenë bashkë me aktorët e tjerë Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Jordana Breuster kur kujtoi Paul-in, i cili vdiq në një aksident me makinë më 30 nëntor 2013 në Kaliforni.

“Nuk mund të dilja kurrë në skenë dhe të flisja për Fast and Furious pa përshëndetur vëllain tim të dashur, Paul, vëllain tonë të dashur. Shpesoj të të kemi bërë krenar,” tha Diesel, i cili luan Dominic Toretto-n në sagën e suksesshme të Fast and Furious.

“Në vitin 2002, po qëndroja në skenë, dhe MTV më dha mua dhe Paul-it çmimin “Dyshja më e mirë”, kurse tani pas 15 vitesh, po marrim çmim të gjithë si familje,” tha Diesel.
Sigal