– Pas kaq vitesh eksperiencë në treg si ka ndryshuar karriera jote profesionale?
– U bënë 10 vite që unë këndoj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Normalisht karriera ndryshon nga fillimi e deri tani çdo vit ke një eksperiencë të re, ke një këngë më të dukur e koncerte më të shumta. Mund të them me bindje se karriera ime ka ndryshuar për mirë.
-Cilat do të jenë projektet tuaja të ardhshme muzikore ?
-Se shpejti pritet të dalë klipi im i ri i quajtur ‘Vetëm’ , një prodhim i Swart-Musical TV. E rëndësishme është të bësh vepra që t’i rezistojnë kohës.
– Po jeta personale?
– Jeta personale shkon shumë mirë. Kam një familje të mrekullueshme që I dua edhe bëj gjithçka për ta. Këtu gjej rast të përshëndes mamanë time të mrekullueshme për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
– Je single, apo çift?
– Jam single.
– Domethënë fansat e tu meshkuj mund të kenë shpresa?
– Patjetër, janë të mirëpritur. (Qesh)
– A mund të quhesh edhe ti një ndër këngëtaret milionere të tregut ton muzikor?
– Mund të them se muzika sjell shumë të ardhura financiare, por duhet shumë sakrifice për të mbajtur një sukses të tillë.
– A është muzika biznes për ty?
– Muzika për mua është pasion e profesion, jo biznes.
– Cila është vetia më e mirë e jotja?
– Jam njeri shumë i duruar dhe e kuptueshme. Dua vetëm buzëqeshje në jetën time.
– Cilat janë planet e tua të afërta?
– Sikur thashë më lart do bëj edhe një bashkëpunim dhe ndërkohë po përgatis edhe albumin tim që pritet të dalë këtë verë. Sigurisht po punoj disa këngë solo, të cilat për momentin i kam në studio.
– Po ato të largëta?
– Me kismet Zotit vetëm plane muzikore, të ngjitem avash – avash në majat e muzikës. Të tjerat bëhen, vetëm shëndeti të jetë.
– Koncertet e tua janë më të suksesshme brenda, apo jashtë Shqipërisë?
– Për mua janë të suksesshme njësoj, por jashtë Shqipërisë janë njerëzit i merr shumë malli edhe mezi presin një këngëtarë të këndojë shqip. Kuptohet se ato janë pritje me shumë emocione edhe të falin kënaqësi të papërshkrueshme. Megjithatë edhe në koncertet në vend pritemi mjaft mirë nga fansat.
– Si është raporti yt me udhëtimet?
– Udhëtoj shumë për shkak të profesionit, por mund të them se udhëtimi është një kënaqësi më vete. Gjithmonë duhet të jem më valixhe gati sepse koncerti i radhës më pret.
– Sakrificat që duhet të bësh për muzikën?
– Përveç jetës së natës të gjithë të tjerat janë kënaqësi. Jeta e natës të mundon sepse do punosh, do pish pak alkool e do rrish pa gjumë, por tashmë edhe me të jemi mësuar. Diçka tjetër që sakrifikon është edhe qëndrimi larg familjes, por mundohem ti shkurtoj distancat..
-Pasionet e tua cilat janë, përveç muzikës ?
Pa diskutim qe baleti, aktrimi dhe udhëtimet ne vende të ndryshme të botës
-Çfarë është e bukura për ty ?
Thjeshtësia dhe natyraliteti. Me pak fjalë, të jesh vetvetja.
-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
-Problemet kryesore janë papunësia, vështirësitë ekonomike dhe ato sociale. Megjithatë fakti që vajzat dhe gratë sot kanë mundësi më të mira për t’u arsimuar, më gëzon shumë. Besoj se shoqëria shqiptare po ndërgjegjësohet për t’i njohur dhe respektuar të drejtat e grave.
– Një mesazh të fundit për fansat?
– Dashamirësve, te cilët po lexojnë në këto momente intervistën, I uroj çdo të mirë dhe suksese në jetën e tyre dhe mos të dorëzohen përpara ëndrrave të tyre, pasi asgjë nuk është e pamundur.