Luan Zhegu: Festivali i 14-të më hapi rrugën e bukur të këngës

1149
Me “Mjeshtrin e Madh” Luan Zhegu është kënaqësi të bisedosh. I qeshur, i qetë, korrekt, fjala e tij përcjell vetëm mirësi. Ka mbi 40 vjet si këngëtar por më shumë se 43 vjet si kompozitor. Fillimet e muzikës për të janë në Estradën e Shtetit ku ishte si baterist. I pëlqenin shumë instrumentet muzikorë por duke qenë afër këngëtarëve ai nxori në pah dhe një vlerë tjetër atë të kompozimit por edhe të kënduarit duke u bërë një ndër këngëtarët më të njohur dhe me të pëlqyer në Shqipëri. Kantautori i mirënjohur Zhegu ka një eksperiencë 40 vjeçare në skenën e festivaleve të këngës tregon, Festivalit më prestigjioz në Shqipëri dhe ët vetmit deri në fundvitet 1990. Në arkivin e tij ai numëro më shumë se 300 këngë të kompozuara dhe as nuk I numëron dot këngët e kënduara. Pra mbi 43 vjet në skenë, merret me mend se sa kënduar kur dihet se në monizëm fundjava ishte e mbingarkuar edhe me 2 shfaqje në ditë. Është një ditë e veçantë jeta e tij artistike në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Ajo nisi pikërisht në vitin 1975, kur ai ka kënduar të njëjtën këngë me këngëtaren e madhe Vaçe Zela, për të cilën ai ruan kujtimet më të bukura dhe qe edhe sot e ka si idhull. Pikërisht Festivali i 14 në RTSH i hapi atij rrugën e madhe të skenës si këngëtar, për të mos ju ndarë kurrë më këtij eventi dikur shumë magjik. Pjesëmarrës në 20 Festivale por po aq dhe si kantautor. Defekti i tij është se nuk i ka numëruar këngët që ka krijuar. 
Këngëtar, kompozitor. Kur vjen fjalë për krijimtarinë tuaj ju heshtni dhe buzëqeshni. Kjo tregon se nuk ke mbajtur një arkiv të saktë. Por le të të pyes si këngëtar, në sa Festivale të RTSH keni marrë pjesë?
Për këtë pyetje mund të them se jam pjesëmarrës i mbi 20 festivaleve të këngës si këngëtar, pra si këngëtar. Por në këto Festivale kam marrë pjesë dhe si kantautor.Si krijues disa herë nisem ti bëj mirë llogaritë, por më pas them, kush merret me to, duan shumë kohë. Kështu e lënë hije dhe ende se di shumë të saktë, ndaj them mbi 20 Festivale, ndërsa si krijues jam shumë më tepër. Pra më parë kam bërë këngë për të tjerët dhe më vonë fillova dhe vetë të këndoj. 
Të ndalemi tek Festivalet. Kur daton pjesëmarrja si këngëtar në Festivalet e famshme të RTSH?
Daton me Festivalin e 14-të. Në këtë Festival unë isha pjesëmarrës si këngëtar, ku interpretova këngën e Shaqir Kodrës me titull “Shokët” me tekst të Betim Muçës dhe orkestruar nga Gjon Simoni. Në atë kohë çdo këngë këndohej me dy këngëtarë. Për çudi mua më ra shansi të këndoja të njëjtën këngë me Vaçe Zelën. Se besoja. Vaçen e njohja shumë mirë në Estradën e Shtetit. Ajo për mua ishte mit. E dëgjoja dhe nuk ngopesha. Hutohesha pas zërit të saj të mrekullueshëm. Ndjeva një emocion shumë të madh kur më thanë se do të këndoj të njëjtën këngë. E ku matesha unë me Vaçen e paarritshme? Fillova provat. Punoja shumë. Punoja orar pa orar. Shpesh herë shkoja dhe dëgjoja Vaçen. Kur e dëgjoja atë trembesha. Ajo të mbushte me zërin e saj. Stepesha. Por për çudi Vaçja vinte dhe pyeste për mua. Një ditë më afroi dhe më tha, se këndon shumë mirë. Do ja dalësh mbanë se ke zë dhe interpreton bukur. Sa u gëzova. E besova se mi tha me gjithë zemër. Ditët e fundit ajo më inkurajonte. Ditën e Festivalit ajo u afrua dhe më thotë: Luan do dalësh me shumë sukses, Të kam dëgjuar dhe kam shumë besim tek ty. Do arrish suskes, do këndosh më mirë se unë, lotova. Sa më gëzuan ato fjalë. Më dhanë forcë më dhanë kurajo. Si harroj kurrë ato dy fjalë. Këto mund ti thoshte vetëm Vaçe Zela. Dhe në fakt ashtu doli. Festivali i 14-të i këngës në RTSH u zhvillua në dhjetor të vitit 1975 në Tiranë. Kënga fituese “Buka e duarve tona”, kënduar nga Alida Hisku dhe Ema Qazimi.
Po pas ëktij Festivali si avzhdoi rruga juaj?
Në Festivalin pasardhës unë u paraqita me këngën e Agim Krajkës “Këngët e rinisë”. Kjo edne mebtet për mua një këngë e mrekullueshme e cila qysh në atë kohë u kthye në hit. Edhe sot e dëgjoj me kënaqësi.
Arritje, rezultate, po keq kur je ndjerë në këtë rrugëtim interesant?
Eh kur jam ndjerë!. Jam ndodhur keq në Dekadat e Majit në vitin 1978. Atë vit unë bëra bërë një këngë për Margarita Tutulanin. Këngët për heroizmat e luftës ishin në rend të ditës. Kënga që unë kompozova atë vit titullohej “Nusja e lirisë”. Ishte një bashkëpunim i bukur për mua me poetin Sulejman Mato, dhe orkestrim të Alqi Karecos. Këngën e këndoi Vaçe Zela. Ishte një vlerësim i madh për mua. Një vlerësim i jashtëzakonshëm. E di çdo të thoshte të këndonte këngën tënde Vaçe Zela? Ajo e këndoi shumë mirë këngën. Një mrekulli. Por pas përfundimit ndodhi hataja. Një nga anëtarët e byrosë politike nuk e pëlqeu tekstin e këngës pasi në përshkrimin fizik diçka nuk shkonte. Ja teksti: “Ç’mu kujtove sonte motra Margaritë, me fustan të grisur si dritë e lirisë”. Pikërisht tek fustani i grisur u kap udhëheqësi. Pra nuk duhej që partizania të kishte fustan të grisur. Ajo këngë nuk u transmetua më. Më ka ngelur peng. Se kam gjetur më atë këngë. 
Festivali i 14-të i Këngës në RTSH
Festivali i 14-të i Këngës në RTSH u zhvillua në dhjetor të vitit 1975 në Tiranë. Kënga fituese “Buka e duarve tona”, kënduar nga Alida Hisku dhe Ema Qazimi.
Sigal