Kur Nils Bori shihte ëndrra me atome

717
Nils Bori është babai i mekanikës kuantike, ndërsa fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1922. Ai zhvilloi modelin e atomit, ku elektronet rrotullohen rreth bërthamës, dhe mund të kërcejnë në një nivel tjetër energjie ose në një orbitë tjetër, koncepte që janë ende sot të vlefshme.
Bori fliste shpesh për ëndrrën frymëzuese, e cila e çoi në zbulimin e strukturës së atomit.
Ai kishte tentuar të hartonte korniza të ndryshme për konfigurimin e atomit, por askush nuk do të përshtatej. Një natë, ai pa në ëndërr elektronet që silleshin rreth bërthamës së atomit, ashtu si planetet rreth Diellit. Pasi u zgjua, ai ndjeu se vizioni që kishte parë qe i saktë, dhe menjëherë shkoi në laboratorin e tij në kërkim të provave shkencore për të mbështetur ëndrrën e tij.
Sigal