Kur lyen me bojërat “Neon”, bën art, nuk bën thjesht lyerje

858
Sigal

Gazeta Telegraf/

Flet Presidenti i
firmës së bojërave  “Neon”, z. Durim
Shehu:

-Jo fjala, por pamja,
imazhet, fotografitë tregojnë shumë qartë realitetin dhe magjinë e tyre

 

– Këto bojëra i
rezistojnë kohës aq shumë sa mund të qëndrojnë aq kohë, sa mund edhe t’i
mërziten përdoruesit

– Rezistenca e tyre
e madhe, sipas një proverbë angleze “Nuk jam i pasur që të blej lirë”

Albert Z. ZHOLI

Bojërat neon, janë bojërat më të reja në tregun shqiptar.
Bojëra magjepse, bojëra tunduese, bojëra 
që të mbërthejnë me nuancat, imazhin e tyre në mur. Thuajse të gjitha
hotelet shqiptare, të gjitha restorantet shqiptare, në pjesën dërrmuese të
mureve të tyre janë lyer me këto bojëra. Lyerja me këto bojëra përcjell art,
sikurse është art piktura e dalë nga duart e piktorëve të mëdhenj. “Neon” një
firmë lider në Shqipëri dhe në rajon që shet këto bojëra, tashmë ka marr famë
me cilësinë, magjinë, jetëgjatësinë, bukurinë e lyerjes që japin këto bojëra
fantastike. Thjesht janë bojëra tre dimensionale që përcjellin ngjyra të ndryshme
nga këndvështrime të ndryshme. Presidenti i firmës “Neon”(firmë që ndodhet
përballë televizionit “Klan”), z. Durim Shehu tregon për lexuesit, magjinë,
artin, bukurinë jetëgjatësinë e lyerjes me këto bojëra.

-Çfarë bojërash po paraqisni në stendën tuaj  paraqisni në këtë Panair?

 

Ne paraqitemi me një
kompani italiane, “Neon”, një kompani lider në Evropë për prodhimin e bojërave dekorative.
Këto janë bojëra të veçanta, shumë të bukura dhe që janë trend i vërtetë për
konsumatorin shqiptar.

 

-Kur kanë filluar të prodhohen  këto bojëra dhe si kanë hyrë në treg?

 

Bojërat neon kanë
filluar të prodhohen 20 vite më parë, pra më 1998-n, kur ne përfaqësohemi në
treg me prodhimet tona dhe me disa përfaqësi nga kompanitë më  të dalluara të këtij sektori në Evropë. Njëra
prej këtyre është dhe firma jonë.

 

-Çfarë përfaqësojnë këto bojëra?

Këto janë bojëra dekorative,
të cilat  janë futur në tregun shqiptar
relativisht vonë, pra, 12 vitet e fundit dhe tashmë përbëjnë një trend. Përdorimi
i tyre është nëpër hotele, nëpër lokale, por edhe nëpër objekte banimi, pra nëpër
shtëpi. Janë bojëra krejtësisht të ndryshme nga bojërat tradicionale që janë përdorur
deri më sot, si për sa i përket pamjes, 
po ashtu edhe për mënyrën e aplikimit. Faktikisht, duke qenë  se është një bojë që ka të bëjë totalisht me
syrin, me pamjen, nuk mund të shpjegohet qartë me fjalë, se çfarë përfaqëson
kjo bojë. Pra, sado të  flas unë me fjalë,
pamja, imazhet, fotografitë tregojnë shumë qartë realitetin dhe magjinë e
tyre.  Këto bojëra, kanë ngjyrë, bukuri,
magji, nuancë. Një proverb kinez thotë që “Një foto, sa një mijë fjalë” kështu
që sado që unë t’ua shpjegoj, do të jetë shumë më pak efektive, se sa të shikuarit
real të bojës në mur.  Pra në vetvete,
kjo bojë ka shumë efekte tek syri i njeriut.

 

-Po në Shqipëri a kanë hyrë  gjerësisht dhe a kanë gjetur zbatim tek ndërtimet
e reja në hoteleri, restorante apo shtëpi?

Patjetër kanë
gjetur zbatim. Çdo ditë  e më tepër po
fitojnë terren.  Nëse para 10 vitesh, këto
lloj bojërash dhe “Neon” njiheshin pak ose aspak, sot nuk mund të imagjinohet që
dikush që bën një hotel apo restorant, të mos 
përdorë në pjesë të caktuara të objektit nga brenda bojërat magjike
“Neon”.

 

-Çdo përdorues shikon anën ekonomike, bojrat “Neon” janë
më të shtrenjta apo më të lira, se bojërat tradicionale plastike?

 

Realisht janë më të
shtrenjta, por që  unë do t’i
kategorizoja më tepër si një pjesë  arti,
që dikush investon në shtëpi, se sa një lyerje tradicionale.  Kur lyen me këto bojëra, në një pjesë të
ambienteve të hoteleve, restoranteve apo shtëpisë, bën art  në atë pjesë të aplikimit.

 

Po tek shtëpitë e banimit, sa gjen zbatim kjo lloj boje?

Njerëzit gjithmonë
e më tepër i përdorin  dhe i japin shtëpisë
një pamje të bukur, pamje qetësuese, relaksuese.

-Kush janë të veçantat e ngjyrave të këtyre bojërave?

 Këto bojëra kanë një gamë të gjerë aplikimi,
kanë  një gamë shumë të madhe ngjyrash si
në pikëpamje  të konfigurimit, ashtu edhe
nga ngjyrat.

 

– Kur flasim për rezistencë, a i qëndrojnë vërtet kohës këto
bojëra në krahasim me bojërat tradicionale?

 

Këto bojëra janë shumë
rezistente. Ndaj mund të themi se janë të lira. Një proverbë angleze thotë “Nuk
jam i pasur që të blej lirë”. Pra, këto bojëra i rezistojnë kohës aq shumë, sa
mund të qëndrojnë madje aq kohë sa mund t’i mërzitet përdoruesit. Pra, kanë një
rezistencë të përjetshme, nuk i gjen gjë.

 

– Sa është çmimi i këtyre bojërave dhe ku mund t’i gjejë
përdoruesi këto bojëra?

 Pra ju keni mendimin se këto bojëra janë të
shtrenjta, por jo. Çmimi mesatar arrin në 1500 lekë të reja  bashkë me hakun e punës (bojatisjen nga specialisti)
për metër katror. Firma jonë e bojërave “Neon”, i ka ekspozuar tek qendra jonë
që është ballë për ballë me televizionin “Klan”.

 

 -A është rritur
numri i përdoruesve të këtyre bojërave kryesisht në shtëpi përveç hoteleve dhe restoranteve?

 

Patjetër, patjetër.
Është një trend që sot konsumatorët dhe investitorët, përdorin  këtë lloj boje për vete duke parë dhe dëgjuar
se ç’po ndodh me këtë treg jashtë në përgjithësi, por që jam i bindur se edhe
ju vetë nëse do ta shikoni se si aplikohet do të kishit dëshirë ta bëni dhe në
shtëpinë tuaj apo aty ku punoni.

-Kjo mënyrë lyerjeje si bëhet, me furçë me rul apo me
pompë?

Nuk bëhet me këto
vegla, ka mënyrën e vet të përdorimit. Ka mjetet e veta të mënyrës së të realizuarit
të lyerjes. Është art me vete, siç është art; ngjyra dhe reflekset e saj tre
dimensionale.

 

-Në qoftë se do të bësh këtë lloj lyerjeje medoemos do
marrësh specialist të firmës suaj? A është e vështirë kjo lloj lyerje?

Besoj se duhet një
specialist i tillë, se specialistët në Shqipëri kanë eksperiencat e duhura, si
brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit, që dinë t’i përdorin këto bojëra. Sa e
vështirë është kjo lloj lyerjeje, është relative, sepse, ky është art. Ne
habitemi apo magjepsemi nga veprat e Pikasos, Da Vinçit apo piktorëve të tjerë
të mëdhenj, po për ata si piktorë të mëdhenj nuk kanë pasur aq vështirësi, se
janë artistë.