Kristiano Ronaldo, “perandori” në vilën prej 1400 m2

673
Sigal

 Ylli i Realit jeton në shtëpi me një interier ultramodern dhe të pajisur me një sistem të sofistikuar sigurie

 Kristiano Ronaldo, lojtari më i shtrenjtë në planet, njihet për narcizimin e tij, madje sulmuesi i Realit të Madridit nuk e fsheh kurrë atë. Jeta e kapitenit të Portugalisë është ekstravagante dhe ai shfrytëzon çdo mundësi për t’i dhënë asaj përmasa mediatike. Nuk janë marrëdhëniet e tij të shumta me femrat, nga më të njohurat në fushën e modelimit apo shout, por dhe mënyra sesa ai jeton. Kristiano jeton në Madrid në një vilë me sipërfaqe prej 1400 metrash katrore, me një interier ultramodern dhe të pajisur me një sistem të sofistikuar sigurie. Arkitekti i vilës së tij është Hoakin Torres, i cili ka ndërtuar edhe vilat e Khedirës, Zidanit, Kazijasit dhe disa lojtarëve të tjerë të Realit të Madridit. Torres vlerësohet si një nga më të talentuarit në Spanjë. Torres tregon detaje nga dhoma e gjumit të Kristiano Ronaldos: “Shtrati është i madh dhe i rrumbullakët, ndërsa në tavan ka pasqyra”. Sigurisht, nuk mungon edhe një piano. Shtëpia e tij është po aq luksoze, sa dhe fama e tij. Kur në Spanjë u transmetuan pamje të detajuara të vilës së tij, gjatë programit “Supercasas”, të gjithë mbetën të mahnitur, me interierin përrallor të vilës. Shtëpia duket e pabesueshme. Çdo gjë fillon qysh nga dera e jashtme: e madhe, masive, e zezë dhe me inicialet e tij të gdhendura. Dhe inicialet e tij “CR” nuk janë vetëm te dera, por thuajse të pranishme në të gjithë shtëpinë, si jastëkët, tavolinat prej mermeri, madje dhe një kanape është dizenjuar në formën e një “C”-je. Shtëpia ka shtatë dhoma gjumi. Çdo detaj është një luks më vete. Madje dhe miksi i ngjyrave të mureve është një bukuri më vete. Ajo që është më e veçanta dhe shpreh shijet e Ronaldos është dhoma e djalit të tij të vogël, Kristiano Ronaldos Junior. Është jeshile me të bardhë, shumë e ngrohte dhe plot jetë. Kristiano Ronalod ka dhe një shtëpi të re në Geres, në Portugalinë e Veriut. Një vilë ku ai shijon ato pak ditë të lira që ka, nën shoqërinë e ruses së bukur, Irina Shajk. Iu desh një vit që ta kompletonte. Shtëpia është e rrethuar nga male, një liqen dhe pyje.

Zhoze Murinjo, 20 mijë euro qira në muaj

Por, Kristiano Ronaldo nuk është manjaku i vetëm i megavilave. Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, paguan 20 mijë euro në muaj qera. Mbrojtësi i Realit, Sami Khedira, e përdor shtëpinë e tij për të bërë foto erotike me Lenën e tij.

Makina, ora dhe seks

 Jeta jashtë e futbollistëve mund të përmblidhet me tri fjalë: makina, ora dhe seks. Ky përkufizim më saktë se, për këdo tjetër vlen për Ronaldon. Kristiano ka 15 makina në parkun e tij, të cilat janë jo vetëm të shtrenjta dhe tepër të shpejta, por dhe të dizenjuara enkas për të. Një nga këto është “Koenigsegg CCX”, e blerë për rreth 500 mijë dollarë, duke qenë edhe një nga më të shpejtat në botë. Një makinë tjetër që ka ylli portugez është një “Buggati Veyron”, e blerë për 1.7 milion euro dhe e tëra e kuqe. Nuk mund të mungojë kurrsesi një “Maserreti”, një makinë që i tejkalon imagjinatat për nivelin e lartë të luksit. Kristiano ka disa makina “Audi” : “Audi RS6’, “Audi Q7”, “Audi R8”. Ronaldo është një prej futbollistëve më të mediatizuar në planet dhe është një “gjah” i mirë për shtëpitë më të mëdha të prodhimi të orëve, përfshirë “Jacob & Co Watch” apo “CR9”. “Nike” kujdeset për të. Kristiano ka dhe linjën e vet të modës, të quajtur “CR7”.