Kris Jenner do të martohet me të dashurin 36-vjeçar

556
Nga Kris Jenner duhet të presim gjithçka, duke qenë se kemi të bejmë me një 61-vjeçare, e cila gjithmonë është në kërkim të aventurave të reja dhe eksperimenteve.
Kanë kaluar dy vite që nga momenti kur ajo nisi lidhjen Me Cory Gamble 36-vjeç dhe si duket çifti do të hedhin hapin më të rëndësishëm në jetë, do të martohen.
Kjo mund të ndodhë në verë dhe të dy janë shumë të lumtur që do t`i thonë po njëri tjetrit në altar, përpara mijra të ftuarve.
Burimi shprehet: “Ata kanë patur uljet dhe ngritjet e tyre në të kaluarën, por Corey i pëlqen shumë jeta që i ka ofruar Kris atij dhe ajo ndihet e mborjtur dhe shumë e dashur nga ky djalë. Momentalisht Kris po bën gati kontratën paramartesore, që të sigurohet se gjithcka do të eci shumë mirë, edhe në rast ndarje. Pork y është vetem n jë formalitet, sepse të dy janë shumë të lumtur dhe entuziast për martesën që po afron.”
Kjo do të jetë martesa e tretë e Kris Jenner. FIllimisht ajo ka qenë me Robert Kardashian, martesa me të nisi më 1978 dhe përfundoi më 1991. 10 vite pas divorcit të tyre Robert u nda nga jeta. Me të Kris ka 4 fëmijë, Kourtney, Kim, Khloe dhe Djali Robert.
Më pas ajo u martua me Bruce Jenner, që tani është Caitlyn Jenner.Martesa e tyre zgjati nga 1991-2015. Kris dhe Bruce kanë dy vajza, Kendall dhe Kylie.
Sigal