Sevo Tarifa: Lato Braho, Hero i heshtur

810
LATO BRAHO, HERO I HESHTUR…
“E dimë që Latua 
E lau me gjak.
Titullin “Hero” 
do ta kishte me hak”! 
Arben Duka
Kush ishte Lato Braho? 
Nga Sevo TARIFA
Dëshmori Lato Braho është nga Erindi i Lunxhërisë të Gjirokastrës. Jetoi 29 vjet. U diplomua në Francë për jurist. Erdhi në Shqipëri në vitin 1934 me diplomë në xhep. Por u rekrutua ushtar! Në Francë u njoh nga afër me fitoren dhe dështimin e Komunës të Parisit, me celula komuniste, me zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e shoqërore. Takohej shpesh me vëllezërit Gogo e Kozma Nushi. U pajis me përvojë të pasur revolucionare. 
Pas kthimit në atdhe vepronte guximshëm si antizogist e antifashist i shquar dhe si komunist, ende pa u themeluar Partia. Është një nga dyqind petritët e Partisë Komuniste. Regjimi i Zogut e dënoi në burgun e Tiranës. Pesë vjet i lidhur me zinxhirë kokë e këmbë, natë e ditë. U lirua me pushtimin fashist. Por u burgos në Berat. Edhe pse u porosit “të mos lëvizte”, ai shkonte ilegalisht në Tiranë dhe takohej me Qemal Stafën e Vasil Shanton, njohur në burg, me vëllezërit “Nushi” dhe bashkëfshatarët Mihal Duri e Misto Mame etj…



Për më tepër në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”
Sigal