Kreu i opozitës, betohet se do të anulojë koncesionet në shëndetësi, duke e nisur me “Check-up”-in

583
“Karta” me të cilën po luan kreu I PD Lulzim Basha në këtë fushatë elektorale është betimi i tij për të anuluar gjithë koncesionet klienteliste e mafioze q, kupola e “Rilindjes: ka dhënë në disa sektorë shërbimesh publike. Edhe në takimet e djeshme, krye-opozitari Basha, ka deklaruar se do të shfuqizojë koncesionet që nga “Check–up” i Vilma Nushit e deri tek koncesioni i stadiumit të ri në Tiranë, të cilin e kontrollon një klient dhe mik Italian i “krye-rilindësit” shqiptar. Këtë “betim”, kreu i PD-s e ka bërë edhe në një emision televiziv, duke deklaruar para shqiptarëve se do të pastroj ekonominë, financat dhe shërbimet publike shqiptare nga koncesionet. Epiqendra e kësaj deklarate është koncesioni I “Check-up”-it në shëndetësi, i cili i është dhënë Vilma Nushit me vlerë 120 milionë euro për 10 vite, si një koncesion mafioz, klientelist e krejt i paligjshëm, që nuk u shërben shqiptarë, por po grabit taksat e tyre dhe fondet e buxhetit të shtetit. E po kështu, objekt I “betimit” të krye-opozitarit Basha janë edhe shumë kontrata të tjera koncesionare në investime e shërbime publike, sidomos shëndetësi, ku vlera e këtyre koncesioneve arrin në shifrën mbi 500 milionë euro, që përfundojnë në xhepat e Vilma Nishit dhe 2-3 klientëve të tjerë të “oborrit” dhe familjeve të kupolës së “rilindjes”. Sipas deklaratës së kryeopozitarit, me përcaktimin “të gjitha koncesionet”, u la të kuptohej se përveç kontratës koncesionare të “Check-up”-it, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD e koalicionit opozitarë do të anulohet kontrata për Laboratorët Mjekësorë, për Hemodializën, për ndryshimin aksionarëve në “BANKERS”, për ndërtim HEC-i në Poçem, për Importin e Plehrave, për Lotarinë Kombëtare, për Resortin Turistik në Bregdet që firmosi ministrja Milva Ekonomi, për Regjistrin Elektronik Mjekësor, për Protezat Ortopedike, për Urgjencat Mjekësore, për Mirëmbajtjen e Pajisjeve Mjekësore, për Parkimin e Automjeteve në QSUT, për Rimbursimin e Ilaçeve, për Evadimin e Mbetjeve Spitalore, për Ushqimin dhe Lavanderitë në Spitale etj. Ky është një premtim u fortë që mirëpritet nga shqiptarët, të cilëve u zhvaten lekët e shërbimit mjekësor që u premtua falas dhe u dhurohen klientëve të “rilindjes”, kur rekord i këtyre përfitimeve është Vilma Nushi e cila, dihet se çfarë fuqie ka në kupolën e “Rilindjes”. Anulimi i koncesioneve është një zgjidhje që duhet bërë, mbasi ka shkatërruar jo vetëm financat kombëtare, por së pari ka krijuar një klikë sunduese në mjekësinë dhe ekonominë shqiptare, prej së cilës zhvaten miliarda lekë taksa publike, në termin “Partneritet Publik Privat” (PPP), që në fakt do të thotë: “Përvetësim Parash Publike”!
Sigal